Ministri i Brendshëm Ervin Demo, ka reguar lidhur me situatën e protestës së zhvilluar sot para Ministrisë së Arsimit. Ai ka dënuar ashpër goditjen e bërë ndaj efektikvëve të policisë, ku shprehet se këta të fundit kanë qenë në krye të detyrës. Demo shton se dhuna është e pajustifikueshme dhe ënnvizon se Policia do vijojë detyrën e saj për të garantuar rendin dhe sigurinë. “Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të plagosur ndërsa kryenin detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë. E dënoj pa asnjë rezervë dhunën ndaj tyre. Goditja e një punonjësi policie nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar. U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë, dhuna nuk justifikohet. U uroj shërim të shpejtë efektivëve të plagosur. Ata dhe familjet e tyre kanë mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë. Policia e Shtetit do të vijojë të përmbushë detyrën e saj për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke respektuar të drejtën për protestë paqësore dhe duke vepruar me profesionalizëm, përmbajtje dhe në përputhje me ligjin. Në këto momente, përgjegjësia e secilit është të kontribuojë në uljen e tensioneve”, tha Ministri i Brendshëm.
