Lajme Zone
Delegatët braktisën fjalimin e Netanyahut, zyrtari izraelit i shënon një për një
BotëJOQ Albania

Delegatët braktisën fjalimin e Netanyahut, zyrtari izraelit i shënon një për një

Një moment nga fjalimi i Benjamin Netanyahut në OKB po është bërë viral në rrjetet sociale.

Një moment nga fjalimi i Benjamin Netanyahut në OKB po është bërë viral në rrjetet sociale.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, një pjesëtar i delegacionit izraelit shihet duke lëvizur nëpër sallën e Asamblesë së Përgjithshme dhe duke mbajtur shënime, ndërsa një numër i madh delegatësh largohen gjatë fjalimit të kryeministrit izraelit.

Pamjet janë komentuar gjerësisht në rrjet, pasi zyrtari duket sikur po kontrollon se cilat delegacione kanë mbetur në sallë dhe cilat janë larguar.

Largimi masiv ndodhi në momentin kur Netanyahu nisi fjalimin e tij më 24 shtator, me dhjetëra delegacione që u ngritën nga vendet dhe dolën nga salla.

Në fjalimin e tij, Netanyahu iu referua edhe delegatëve që u larguan, duke i cilësuar ata si “frikacakë moralë” dhe duke u thënë atyre që kishin mbetur se mund të largoheshin gjithashtu.

Ndërkohë, videoja e pjesëtarit të delegacionit izraelit që duket se po mban shënim largimet ka shtuar edhe më shumë vëmendjen ndaj momentit, duke e kthyer atë në një nga pamjet më të komentuara nga fjalimi i Netanyahut në OKB. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)