Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka njoftuar se sëbashku me Ministrinë e Kulturës dhe autoritetet vendore kanë nisur punimet për restaurimin dhe konservimin në Parkun Arkeologjik Bylis-Klos. Teksa ka theksuar se Bylisi është një nga sitet me vlera të veçanta historike e kulturore, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Delegacioni i BE në Shqipëri shkruan se ky investim do të ndihmojë në mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të zonës. LEXO edhe...'Shteti i së drejtës, në qendër të rrugës drejt BE-së', ambasadorja e Bashkimit Europian zbardh takimin me Ervin Demon: Të vijojë lufta kundër krimit të organizuar Ambasadorja e BE në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka thënë se historia dhe bukuria e Bylisit lënë mbresa të veçanta. Reagimi i Delegacionit të BE në Shqipëri: Bylisi është një nga sitet me vlera të veçanta historike dhe kulturore për Shqipërinë dhe Bashkimi Evropian është krenar që mbështet restaurimin e tij. Sot, së bashku me Ministrinë e Kulturës dhe autoritetet vendore, shënuam nisjen e punimeve civile dhe konservuese në Parkun Arkeologjik Bylis–Klos. Ky investim do të ndihmojë në mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin ekonomik të zonës. “Historia dhe bukuria e Bylisit të lënë mbresa të veçanta. Sot nis një projekt i rëndësishëm si për parkun arkeologjik, ashtu edhe për komunitetin përreth. Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, siti do të mbrohet më mirë dhe do të bëhet më i aksesueshëm për vizitorët. Besojmë se këto ndërhyrje do të ndihmojnë jo vetëm në ruajtjen e trashëgimisë, por edhe në krijimin e mundësive të reja për punësim dhe zhvillimin e turizmit lokal,” tha Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa. R.Xh/ReportTv.al Sofia Moreira de Sousa BE Parku Arkeologjik i Bylis ministria e kultures Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54% Jo 38.7% Disi 7.3% Vota total: 3985 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
