Lajme Zone
Deklaruan mallra 46 mijë euro, por vlera reale ishte mbi 237 mijë! Zbulohet skema me dokumente të falsifikuara, administratorët përfundojnë në Prokurori
EkonomiReport TV

Deklaruan mallra 46 mijë euro, por vlera reale ishte mbi 237 mijë! Zbulohet skema me dokumente të falsifikuara, administratorët përfundojnë në Prokurori

Një skemë me deklarime të rreme të vlerës së mallrave dhe dokumente të dyshuara si të falsifikuara është zbuluar nga Dogana Shqiptare në bashkëpunim me autoritetet greke. Në njërin prej dy rasteve të zbuluara, mallrat me vlerë mbi 237 mijë euro ishin deklaruar për vetëm 46 mijë euro, ndërsa borxhi doganor llogaritet në 22,5 milionë lekë.

Dy raste të dyshuara kontrabande dhe falsifikimi dokumentesh janë zbuluar nga Dogana Shqiptare në bashkëpunim me autoritetet greke. Në njërin prej rasteve, mallrat me vlerë mbi 237 mijë euro ishin deklaruar për vetëm 46 mijë euro, ndërsa në rastin tjetër dyshohet se janë përdorur dokumente të falsifikuara për qëllime doganore. Gjithçka është zbuluar pas shkëmbimit të informacionit mes doganave shqiptare dhe atyre greke, ku nga krahasimi i dokumenteve kanë dalë mospërputhje në deklarimet e subjekteve importuese. LEXO edhe...E fshehur brenda çantës në derën e pasme të furgonit, kapet 1 kg kokainë në pikën kufitare të Muriqanit! Arrestohet 56-vjeçari (EMRI+ VIDEO) Në rastin e parë, dyshohet se subjektet kanë përdorur dokumente të falsifikuara në doganë. Faturat dhe dokumentet e tranzitit të paraqitura në Shqipëri nuk përputheshin me ato që dispononin autoritetet greke. Ndryshimet lidheshin si me vlerën e mallrave, ashtu edhe me të dhënat e marrësve. Doganat nuk kanë bërë të ditur vlerën e mallrave të përfshira në këtë rast. Në rastin e dytë, diferenca mes vlerës së deklaruar dhe asaj reale ishte 190,976 euro. Subjektet kishin deklaruar mallra me vlerë 46,639 euro, ndërkohë që nga dokumentacioni zyrtar rezultoi se ato vlenin 237,615 euro. Për këtë rast, borxhi doganor është përllogaritur në 22,5 milionë lekë. Sipas Doganave, përmes këtyre skemave synohej shmangia e detyrimeve tatimore dhe doganore ndaj shtetit. Pas verifikimeve, Drejtoria e Hetimit Doganor ka dërguar materialet në Prokurorinë e Korçës për administratorët e subjekteve importuese, të cilët dyshohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”. Ndërkohë, kontrollet po vijojnë edhe për raste të tjera të dyshimta, bazuar në informacionet e shkëmbyera me autoritetet doganore të huaja. U.D/ReportTv.al Dogana Shqiptare kontrabande Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 56% Veliajn 22.5% Asnjërin 21.5% Vota total: 559 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?