Lajme Zone

“Deklaroi se ka punuar me “Call Center” me vëllanë e Ramës”, Murrizi zbulon episodin: Ja kush është ukrainasi që u kap dhe dëshmoi në Gjermani!

Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama në lidhje me integrimin evropian gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama në lidhje me integrimin evropian gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24. Duke iu referuar deklaratës së Ramës se “do të vendosim flamurin gjerman në Shijak”, Murrizi e cilësoi këtë qëndrim si “delirant” dhe kritikoi mënyrën se si, sipas tij, trajtohen marrëdhëniet me Gjermania. Sipas tij, autoritetet gjermane nuk tolerojnë aktivitete kriminale që, sipas pretendimeve të tij, lidhen me rrjete mashtrimi përmes call center-ave që synojnë qytetarë evropianë. Ai përmendi edhe një rast të një personi të identifikuar si “Mikael Benjamini”, i cili, sipas Murrizit, është kapur nga autoritetet gjermane dhe ka dhënë dëshmi mbi këto aktivitete.

“Deklarata e sotme e Ramës që tha do vendosim flamurin gjerman në Shijak ishte delir i tij, është delirant i madh dhe ai qesh brutalitetin gjerman që nuk toleron që ai i rrëfyeri në Frankfurt ka thënë që kam punuar në call center me vëllanë e Edi Ramës. Është një ukrainas me pasaportë izraelite i quajtur Mikael Benjamini, e kanë kapur dhe ai ka treguar dhe ka marrë statusin”, u shpreh Murrizi. Murrizi deklaroi gjithashtu se në Elbasan kanë qenë të pranishëm hetues gjermanë që, sipas tij, monitoronin çështje të lidhura me zonën e Xibrakës, ndërsa shtoi se fenomeni i call center-ave mashtrues ka qenë i përhapur dhe ka gjeneruar përfitime të mëdha financiare.

Ai akuzoi se krimi ka depërtuar në nivelet më të larta të institucioneve shtetërore, duke pretenduar se strukturat e sigurisë janë të ndikuara nga grupe kriminale.

Në vijim, ish-deputeti u shpreh se Rama po përballet me vështirësi në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke përmendur edhe raportet me vende të tjera si Gjermania, Italia dhe Turqia, ku sipas tij kryeministri “nuk pritet më”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb