Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë do të mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerëve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë.Seancat do të fillojnë në orën 09:30 dhe mund të vazhdojnë deri në orën 17:15.Deklaratat përmbyllëse do të jepen sot më 10 shtator dhe po ashtu më 11 dhe 14 shtator 2026.Në këtë aktakuzë përfshihen Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. /Telegrafi/ Postet:Mbylle10/09/2026 • 10:00Aktakuzat ndaj Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit10/09/2026 • 09:59Aktakuzat ndaj Thaçit10/09/2026 • 09:56Çka thuhet në aktakuzë? 4 poste Listo sipas Me te rejat ne fillim Me te vjetrat ne fillim 10/09/2026 • 10:00Aktakuzat ndaj Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe KuçitGjykata Speciale ka njoftuar se ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut janë ngritur, për secilin, një akuzë për vepra penale kundër rendit publik (tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare) dhe një akuzë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike (mosbindje ndaj gjykatës). Ndaj Hajredin Kuçit janë ngritur dy akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike (mosbindje ndaj gjykatës).10/09/2026 • 09:59Aktakuzat ndaj ThaçitDeklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve - lidhur me akuzat për administrim të drejtësisëGjykata Speciale përmes një njoftimi për media ditë më parë ka bërë të ditur se ndaj Hashim Thaçit janë ngritur tri akuza për vepra penale kundër rendit publik (tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare). Ndaj tij po ashtu edhe tetë akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike (shkelje e fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës).10/09/2026 • 09:56Çka thuhet në aktakuzë?Sipas aktakuzës, midis 2 korrikut 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut informacion konfidencial lidhur me dëshmitarë të Prokurorisë dhe tentoi bashkë me ta, si dhe me persona të tjerë ndaj të cilëve nuk janë ngritur akuza, të ndikojë në dëshmitë e disa dëshmitarëve. Në aktakuzë gjithashtu pretendohet se Thaçi bëri marrëveshje me Hajdredin Kuçin që ky i fundit të kontaktonte dëshmitarë të Prokurorisë në gjykimin për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, në kundërshtim me urdhrin që ua ndalonte atyre të bënin këtë jashtë kushteve të caktuara. Kuçi pretendohet gjithashtu se kontaktoi edhe një tjetër dëshmitar të Prokurorisë me nismën e vet.

