Lajme Zone
Deklaratat e Ramës për shkarkimet, reagon Bashkia Tiranë: Ndërhyrje politike, po shfrytëzon arrestimin e Veliajt që të kapë pushtetin vendor në kryeqytet
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Deklaratat e Ramës për shkarkimet, reagon Bashkia Tiranë: Ndërhyrje politike, po shfrytëzon arrestimin e Veliajt që të kapë pushtetin vendor në kryeqytet

Paralajmërimin e Kryeministrit Rama se nuk do të falet askush që zbaton urdhrat e Erion Veliajt për shkarkime arbitrare nga puna në Bashkinë e Tiranës, qeveria vendore e kryeqytetit e cilëson presion dhe ndërhyrje politike të ekzekutivit në pavarësinë e një pushteti tjetër.

Paralajmërimin e Kryeministrit Rama se nuk do të falet askush që zbaton urdhrat e Erion Veliajt për shkarkime arbitrare nga puna në Bashkinë e Tiranës, qeveria vendore e kryeqytetit e cilëson presion dhe ndërhyrje politike të ekzekutivit në pavarësinë e një pushteti tjetër. Në një reagim nga vetë institucioni i Bashkisë thuhet se “emërimet dhe shkarkimet në administratën bashkiake janë kompetenca që ushtrohen sipas ligjit, jo sipas preferencave personale”. Sipas bashkisë Tiranë këto qëndrime ngrenë shqetësime serioz se masa e sigurimit personal ndaj kryetarit të zgjedhur po shfrytëzohet për të neutralizuar autoritetin e tij institucional dhe për të imponuar kontroll politik mbi qeverisjen vendore në kryeqytet LEXO EDHE:Rama foli për shkarkime arbitrare, ja drejtorët për të cilët Veliaj firmosi largimin nga puna! Drejtoresha e Kopshteve, kreu i IMT dhe drejtoresha e policisë bashkiake (DOKUMENTET) Deklarata e plotë e Bashkisë së Tiranës Bashkia Tiranë dënon ndërhyrjet politike të Kryeministrit Edi Rama në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, si dhe presionin e ushtruar publikisht ndaj drejtuesve të administratës bashkiake. Bashkia Tiranë nuk është institucion në varësi personale të Kryeministrit. Autonomia e saj garantohet nga neni 13 i Kushtetutës dhe ligji nr. 139/2015. Emërimet dhe shkarkimet në administratën bashkiake janë kompetenca që ushtrohen sipas ligjit, jo sipas preferencave personale. Deklaratat dhe presionet e fundit janë vijim i një qëndrimi që ngre shqetësime serioz se masa e sigurimit personal ndaj kryetarit të zgjedhur po shfrytëzohet për të neutralizuar autoritetin e tij institucional dhe për të imponuar kontroll politik mbi Bashkinë Tiranë. Asnjë qëndrim politik nuk mund të justifikojë cenimin e autonomisë vendore dhe të vullnetit të qytetarëve të Tiranës. Bashkia Tiranë kërkon ndërprerjen e çdo ndërhyrjeje politike në vendimmarrjen e saj dhe respektimin e plotë të rendit kushtetues. Bashkia Tiranë u përket qytetarëve të saj, jo preferencave personale të Kryeministrit dhe do i shërbejë deri në fundit zgjedhësve të saj. SI.E. SI.E. Shqiptarja.com TAG: bashkia e tiranes erion veliaj edi rama lufta veliaj rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.5 / 5 (12 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Gaci: 21/11/2026 20:04 "Bashkia" te mbyll gurmazin e t'u vihet punes. Deklarata koti. Përgjigju Sondazhi i ditës:

21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 72.2% Protesta 22.2% Asnjëra 5.6% Vota total: 853 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?