Lajme Zone
Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, Këlliçi: Skandaloze! Në shesh duhet të rrëzojmë sunduesin e Tiranës dhe binjakun e autokratit të Beogradit!
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, Këlliçi: Skandaloze! Në shesh duhet të rrëzojmë sunduesin e Tiranës dhe binjakun e autokratit të Beogradit!

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ministres serbe Snežana Paunović lidhur me Kosovën, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e tij ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ministres serbe Snežana Paunović lidhur me Kosovën, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e tij ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi e cilësoi situatën “skandaloze”, duke akuzuar Ramën se në një kohë kur një ministre e qeverisë së Beogradit bëri deklarata të rënda për luftën në Kosovë, ai u shfaq në një intervistë për Euronews Serbia dhe foli pozitivisht për Vuçiçin dhe nismën e “Ballkanit të Hapur”. “Ditën që një ministre e Vuçiç deklaron në një intervistë se po të ishte ajo në vend të Millosheviçit, do ta kishte realizuar pastrimin etnik në Kosovë, Edi Rama u shfaq në Euronews Serbia dhe foli me simpati për presidentin serb”, shkroi Këlliçi. Sipas tij, kryeministri shqiptar nuk dënoi deklaratat e zyrtares serbe dhe nuk shprehu indinjatë, por zgjodhi të fliste për bashkëpunimin rajonal dhe për idenë e “Ballkanit të Hapur”. Këlliçi kritikoi gjithashtu deklaratën e Ramës për këtë nismë, duke thënë se kryeministri shqiptar e lidhi mbështetjen për të me marrëdhënien e tij me Vuçiçin.

“Edi Rama u asociua me Vuçiç kur tha se kjo ide fantastike u sulmua vetëm sepse ata të dy qëndronin pas saj”, u shpreh deputeti demokrat. Në reagimin e tij, Këlliçi e cilësoi këtë qëndrim si të papranueshëm dhe akuzoi Ramën për një qasje të përsëritur ndaj Serbisë gjatë 13 viteve të qeverisjes. “E papranueshme, skandaloze kjo qasje. E përsëritur tashmë në 13 vite. Në shesh duhet të rrëzojmë sunduesin e Tiranës dhe binjakun e autokratit të Beogradit. Është imperativ kombëtar”, shkroi Këlliçi. REAGIMI I KELLICIT

SKANDALOZE!!!

Ditën që një ministre e Vuçiç deklaron në një intervistë se po të ishte ajo në vend të Millosheviç, do ta kishte realizuar pastrimin etnik në Kosovë, Edi Rama u shfaq në Euronews Serbia dhe foli me simpati për presidentin serb!!! As nuk dënoi deklaratat e zyrtares së lartë, as nuk shprehu indinjatë. Por tha se ideja e Ballkanit të Hapur ishte fantastike. Edi Rama u asociua me Vuçiç kur tha se kjo ide fantastike u sulmua vetëm sepse ata të dy qëndronin pas saj.

E papranueshme, skandaloze kjo qasje. E përsëritur tashmë në 13 vite. Në shesh duhet të rrëzojmë sunduesin e Tiranës dhe binjakun e autokratit të Beogradit. Eshte imperativ kombëtar! © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën Kellici