Lajme Zone
“Deklaratat e ministres së Vuçiçit nuk janë spontane”/ Mediu: Serbia mike e Ramës, por armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

“Deklaratat e ministres së Vuçiçit nuk janë spontane”/ Mediu: Serbia mike e Ramës, por armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres serbe  për Administratë Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunovi#, e cila tha se, po të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunovi#, e cila tha se, po të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”. Në reagimin e tij, Mediu u shpreh se këto qëndrime nuk lidhen me historinë apo me mosndëshkimin e krimeve të së kaluarës, por pasqyrojnë, sipas tij, realitetin e sotëm dhe synimet e regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Sipas Mediut, Serbia e drejtuar nga Vuçiçi, edhe pse aleate e kryeministrit Edi Rama, mbetet një armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar. Ai pretendon se politikat e Beogradit synojnë aneksimin e Kosovës dhe eliminimin e shqiptarëve. Reagimi i plotë:

Qeveria e Vuçiçit, e përfaqësuar nga ministrja kriminale, bën thirrje për spastrim etnik.

Ky qëndrim nuk ka të bëjë me historinë apo me mosdënimin e krimeve, por flet për realitetin e sotëm dhe për qëllimet kriminale të regjimit të Vuçiçit. Serbia e Vuçiçit mund të jetë aleate e Ramës, por është qartësisht armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar. Çdo politikë e Vuçiçit dhe e qeverisë serbe synon aneksimin e Kosovës dhe eliminimin e shqiptarëve.

As deklaratat e ministres së Vuçiçit dhe as armatosja marramendëse e Serbisë nuk mund të shihen si zhvillime spontane, por si pjesë e një politike të qartë antishqiptare dhe kundër sigurisë në Ballkan, të koordinuar me Kremlinin. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb