Lajme Zone
Deklarata e presidentit rus, Vladimir Putin: Jemi duke ndjekur rrugën që do të çojë në përfundimin e luftës në Ukrainë
BotëTop Channel

Deklarata e presidentit rus, Vladimir Putin: Jemi duke ndjekur rrugën që do të çojë në përfundimin e luftës në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia po ndjek rrugën që do të çojë drejt përfundimit të konfliktit në Ukrainë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia po ndjek rrugën që do të çojë drejt përfundimit të konfliktit në Ukrainë. Deklarata e Putin erdhi gjatë një takimi me kryeministrin indian Narendra Modi, në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Çështja e luftës në Ukrainë u ngrit nga vetë Modi, i cili theksoi se konflikti duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe se Moska duhet të ndërmarrë hapa aktivë në këtë drejtim.

Në përgjigje, Putin e siguroi kryeministrin indian se Rusia tashmë është duke punuar në këtë drejtim. “Faleminderit shumë, i dashur kryeministër. Ne tashmë po ndjekim këtë rrugë”, u shpreh Putin.

Megjithatë, presidenti rus nuk dha detaje të mëtejshme se çfarë nënkupton konkretisht me këtë deklaratë dhe cilat hapa mund të ndërmerren për t’i dhënë fund luftës.

Nga ana e tij, Modi propozoi që të dy liderët të rikthehen sërish te diskutimi për çështjen e Ukrainës, veçanërisht në kuadër të takimeve të ardhshme ndërkombëtare.

Sipas kryeministrit indian, një tjetër mundësi për të diskutuar këto çështje do të jetë samiti i BRICS, që pritet të zhvillohet muajin e ardhshëm në Nju Delhi.

Deklaratat e Putinit vijnë në një kohë kur përpjekjet diplomatike për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin Rusi-Ukrainë vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Top Channel