Lajme Zone
Deklarata e fortë e aktivistit: Polici civil nxori thikën për të më qëlluar!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Deklarata e fortë e aktivistit: Polici civil nxori thikën për të më qëlluar!

Sipas Prognit, ngjarja ka ndodhur teksa ai po filmonte disa persona civilë pranë zonës së Toptanit. Ai shprehet se një prej tyre është afruar, i ka kërkuar të ndalonte filmimin dhe më pas ka nxjerrë një thikë, duke tentuar ta godasë.

Eksperti i IT, Gent Progni Ai deklaron se një prej tyre është afruar, i ka kërkuar të ndalonte filmimin dhe më pas ka nxjerrë një thikë, duke tentuar ta godasë. Eksperti i IT, Gent Progni ka bërë një denoncim publik, teksa ka deklaruar se është kanosur me jetë gjatë zhvillimit të protestës së sotme pranë Kuvendit.

Sipas Prognit, ngjarja ka ndodhur teksa ai po filmonte disa persona civilë pranë zonës së Toptanit. Ai shprehet se një prej tyre është afruar, i ka kërkuar të ndalonte filmimin dhe më pas ka nxjerrë një thikë, duke tentuar ta godasë.

Progni tha se dyshon që personi në fjalë ishte efektiv i Policisë në civil, ndërsa shtoi se disponon edhe fotografi të tij. Ai paralajmëroi se do ta kallëzojë rastin si në Prokurori, ashtu edhe në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

“Dua të bëj një kallëzim publik, jam kanosur sot me jetë nga një person civil që e kam edhe me foto. Ka nxjerrë thikën dhe ka tentuar të më godasë. Besoj shumë që është polic civil. Isha duke filmuar policë civilë që po rrinin në një lokal përballë Toptanit, personi u çua dhe më tha përse filmon dhe nxori një thikë nga xhepi nga këto që hapet. Tentoi të më godiste. Kanë ardhur disa civilë atje dhe thanë mos godisni policët. Do bëj kallëzim në prokurori dhe këtu për kanosje dhe në AMP. E kam me foto personin. Momentin që u bë rrëmujë thërrisnin që është polic”, tha Progni.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me pretendimet e ngritura nga aktivisti.

deklarata e fortë e aktivistit thike polici civil 2 Komente T Tiranë 27 Korrik 2026, 13:28 O popull, dilni ne ndihme kesaj rinie te bekuar. Kumbari eshte i lidhur me njerz te krimit e drogës, ata do te përdoren nga Kumbari i Surelit. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Si e ke syrin?”/ Urdhëronte arrestime, protestuesit ironizojnë shefin e Komisariatit nr. 1 në Tiranë 27 Korrik 2026, 12:5712:57Aktualitet Përplasja me policinë para Kuvendit, lirohen organizatori Arben Kola dhe një tjetër protestuese 27 Korrik 2026, 12:1712:17Aktualitet Dokumenti/ Flauers Shoshi, drejtori i Ujësjellësit të Tiranës: tender për kontrollin mendor të zyrtarëve 27 Korrik 2026, 11:5311:53Aktualitet Protestuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 1, kërkojnë lirimin e Arben Kolës dhe të shoqëruarve 27 Korrik 2026, 11:5511:55Aktualitet Tensione në Kuvend, PD bllokon foltoren; kalon me procedurë të përshpejtuar huaja 302 milionë dollarë nga SHBA 27 Korrik 2026, 11:0711:07Aktualitet Tensione para Kuvendit/ Policia i hodhi spraj në fytyrë, protestuesi niset me ambulancë drejt spitalit 27 Korrik 2026, 10:4410:44Aktualitet