Lajme Zone
Debati në Top Story/ Dudushi: Pse besoni Veliajn ju për kërcënimet, jo për qeverisjen e Tiranës. Sulo: Problemi është që kanë lënë kryeqytetin peng
PolitikëTop Channel

Debati në Top Story/ Dudushi: Pse besoni Veliajn ju për kërcënimet, jo për qeverisjen e Tiranës. Sulo: Problemi është që kanë lënë kryeqytetin peng

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe Erion Veliajt për drejtimin e Bashkisë së Tiranës ngjalli debat edhe  në studion e “Top Story”.

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe Erion Veliajt për drejtimin e Bashkisë së Tiranës ngjalli debat edhe në studion e “Top Story”. Sulo pretendoi se kryeqyteti është lënë peng për shkak të interesave politike dhe ekonomike, duke ngritur akuza për tenderat dhe përdorimin e bashkisë në funksion të zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, Dudushi vuri në pikëpyetje qëndrimin e Veliajt, duke sjellë në vëmendje kontradiktën mes pretendimeve të tij për kërcënimet dhe aftësisë për të vijuar qeverisjen e Tiranës nga burgu.

Pjesë nga debati:

Sulo: T’i themi gjërat, se këtu është thelbi i konfliktit. E dua bashkinë ta vë në përdorim të partisë?! E dua shtetin ta vë në përdorim të pushtetit. Pse? Pse? Ta marrë, të vërë një tjetër dhe ai tjetri të marrë tenderat, t’i shpërndajë, dhjetë mijë veta punonjës.

Dudushi: Për çfarë po bën debat? Po thekson një fakt që është aty, është në sy.

Sulo: Jooo, thashë këtë që sot është e enjte, jo që Rama do bashkinë t’ia nënshtrojë PS-së. Të marrë lekët tona, të bëjë tendera për zgjedhjet.

Dudushi: Ja, ia dhe edhe këtë goditje Ramës dhe e pamë çfarë lloj diktatori dhe autokrati është. Po çfarë t’i bëjmë Bashkisë së Kavajës që do të punojë për PD-në kur të vijë prapë fushata elektorale?!

Sulo: Po nuk e kemi këtë fakt, ore, që do të punojë për PD-në. E do bashkinë t’ia japë këtij të ardhshmit.

Dudushi: O Arjon, po çfarë e ke këtë zakon, sa filloj flas unë, më ndërpret?

Sulo: S’po të drejtohem ty, po është vetë çështja.

Dudushi: Ajo që nuk më shkon mua te kjo logjikë deri në fund, kur njëri e do vetëm për hallin e tij penal dhe tjetri për të pasur zgjedhjet, pse nuk bien dot dakord kur qenka vetëm kaq kjo histori?!

Sulo: Është kontradiktë e pazgjidhshme, lëre, i thotë ai. Ma jep mua si mafiozë.

Dudushi: Pse është majisur kjo histori kaq shumë?!

Sulo: Se po ndajnë plaçkën, po ndajnë të ardhurat tona. E kanë lënë Tiranën peng, e ke parë ti? E thoshte vetë ai, e mori Rama, janë bërë plehrat mal. Si është Tirana? Mal plehrat.

Dudushi: Një njeri që e rimerr mandatin nga Gjykata Kushtetuese, ky thotë të japë dorëheqjen, se do Arjoni.

Sulo: Po s’ka zgjidhje, ore, s’ka zgjidhje, se s’është normale, se po firmos nga burgu, do firmosë rrogat në Fier.

Dudushi: Te letra e tij, Erioni thotë që disbursova ato që s’i kishit disbursuar ju për shtatë muaj.

Sulo: Asgjë s’ka disbursuar, asgjë.

Dudushi: Ai po thotë që unë jam i aftë të qeveris edhe nga burgu, nëse ju ma krijoni komoditetin. Top Channel