TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë nis shqyrtimin e projektligjit për pagat e gjyqtarëve, pas diskutimit duke nisur nga sot në komisionin parlamentar të ekonomisë.
Maxhoranca thotë se pagat e magjistratëve do të rriten vetëm me ligj nga Kuvendi, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ka refuzuar presionin e tyre ndaj qeverisë për të paguar pagat e rritura nga ata vetë.
Kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se gjyqtarët shqiptarë janë më të paguarit në Rajon. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Analisti Artur Nura, i ftuar në “News Line” u shpreh se kjo çështje duket rregulluar me ligj. Ai theksoi se në këtë pikë, Politika ka kusuret e veta, sepse i ka dhënë pushteti gjyqësor pushtet të jashtëzakonshëm.
“Një gjyqtar sot merr afërisht sa presidenti i Republikës. Nuk mund t’i japësh sistemit të drejtësisë sistemin politik, sepse pastaj kemi një çarje të balancave. Shumica qeverisëse ka të drejtë, që këtë vullnet ta konsultojë në departamentet përkatëse dhe ta hedhë pastaj për miratim. I kanë dhënë pushtet të jashtëzakonshëm gjyqësorit dhe politika e ka të vështirë të bëjë balancën”, theksoi ai.
Ai pohoi se pjesa që kërkojnë gjyqtarët është e tepruar dhe e ekzagjeruar. Sipas tij, kjo përplasje e krijuar mes ekzekutivit dhe gjyqësorit ka nxjerrë në pah nevojën e domosdoshëm që reforma në drejtësi duhet të rishikohet.
“Gjyqtarët nuk e kanë problemin për të mbyllur muajin, siç mund ta kenë disa qytetarë. Politika i ka dhënë pushtet të jashtëzakonshëm pushtetit të drejtësisë. Ajo çfarë kërkojnë gjyqtarët është e tepruar.
Ne jemi republikë parlamentare dhe kështu duhet të mbetemi. Parlamenti është organi më i lartë, formalisht është vetëm presidenti. Reforma në drejtësia duhet riparë, për të harxhuar para më pak dhe për të pasur drejtësi më shumë. Duhet rregulluar me ligj kjo pjesë.”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

