Lajme Zone
Debate te Zgjedhorja/ PS kërkon uljen e numrit të deputetëve në këmbim të listave të hapura, Gjiknuri përplaset me Strazimirin
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Debate te Zgjedhorja/ PS kërkon uljen e numrit të deputetëve në këmbim të listave të hapura, Gjiknuri përplaset me Strazimirin

Debate te Zgjedhorja Damian Gjiknuri i ka propozuar opozitës diskutimin për një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, duke përfshirë në negociata edhe uljen e numrit të deputetëve. Debate të forta kanë shoqëruar mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ku mazhoranca dhe opozita kanë shfaqur qëndrime të ndryshme për ndryshimin e sistemit zgjedhor, hapjen e listave dhe nu

Debate te Zgjedhorja Damian Gjiknuri i ka propozuar opozitës diskutimin për një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, duke përfshirë në negociata edhe uljen e numrit të deputetëve. Debate të forta kanë shoqëruar mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ku mazhoranca dhe opozita kanë shfaqur qëndrime të ndryshme për ndryshimin e sistemit zgjedhor, hapjen e listave dhe numrin e deputetëve në Kuvend.

Bashkëkryetari socialist i komisionit, Damian Gjiknuri, paraqiti një kundërofertë ndaj propozimit të opozitës, duke ofruar diskutimin për një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, por duke kërkuar që në të njëjtën formulë të përfshihet edhe ulja e numrit të mandateve parlamentare.

“Nuk thashë se ulja e numrit të deputetëve ka të bëjë me hapjen e listave, kemi mundësi ta bëjmë. Është një sistem i bërë bashkërisht, nuk keni përse t’i ktheheni. Sistemi zgjedhor i propozuar nga ju, nga ana jonë ka një kundër-ofertë. Nëse jeni për sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, ejani të diskutojmë formulën për uljen e numrit të mandateve.”- tha Gjiknuri.

Megjithatë, Gjiknuri nuk dha një shifër konkrete për numrin e deputetëve që propozon të ketë Parlamenti, duke e lënë këtë çështje për negociata me opozitën.

Por deputeti demokrat Gent Strazimiri e zhvendosi debatin nga formula zgjedhore te përgjimet e publikuara për zgjedhjet, duke vënë në diskutim besueshmërinë e Gjiknurit si negociator i reformës.

“Damian, sa herë vij në mbledhjen e komisionit, kam një siklet dhe them me vete nëse përmendet litari në shtëpinë e të varurit. Të flasësh për zgjedhje të lira dhe të ndershme kur je kapur duke thënë: Tërmet, tërmet. Pika, pika, pika nënën. Je kapur në flagrancë duke trukuar zgjedhjet sot e 10 vite. Je kapur në kontekst penal.”-tha Strazimiri.

Akuzat e Strazimirit sollën reagimin e menjëhershëm të Gjiknurit, i cili kundërshtoi kalimin e debatit në sulme personale.

Debati:

Gjiknuri: Metaforat po diskuton ti tani? Po e merr në personale.

Strazimiri: Po personale po e marr, sepse ti po merr përsipër të kthesh përgjigje. Ke qenë i akuzuar nga prokuroria, pavarësisht se e mbyllët pastaj me influencat që keni ju.

Gjiknuri: Nuk kam qenë i pandehur.

Strazimiri: Nuk je marrë as i pandehur? Epo, kjo është situata në këtë vend. Vijmë këtu dhe duhet të flasim me këtë individ që rri atje sikur po ha fara dielli. OSBE ka thënë se është hequr vija e demarkacionit në këtë vend. E gjithë administrata është kapur duke punuar për PS. Ka dhe kundër-ofertë ky tërmeti që i liron nënën zgjedhjeve.debate te zgjedhorja Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama i kalon Diellës kontrollin e tenderëve publikë: Do të mbikëqyrë fondet limit dhe ofertat e kompanive! 17 Nëntor 2026, 13:5413:54Politike Miratohet akti për dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara nga protestat, Cara: Pse dy standarde? 17 Nëntor 2026, 13:3013:30Politike Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Patronazhistët dhe inspektoratet përdoren për presion elektoral, duam lista të hapura 17 Nëntor 2026, 13:3013:30Politike “Gogu më kërcënoi me porosi të Ramës”/ Avokati i Veliajt: Heshtja e kryeministrit ngre pikëpyetje! 17 Nëntor 2026, 12:5612:56Politike Debat te 'Ekonomia', Braçe kërkon ndëshkimin e protestuesve, Cara: Merrni masa për vjedhjet, pastaj flisni për revoltën 17 Nëntor 2026, 12:2812:28Politike Buxheti 2027, Bardhi paralajmëron votën kundër të PD-së në Kuvend: Manovër diabolike 17 Nëntor 2026, 12:2112:21Politike