Lajme Zone
Debate në takimin me kryebashkiakët/ Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Debate në takimin me kryebashkiakët/ Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit

Më shumë se katër orë diskutime për reformën territoriale, debate të forta dhe përplasje të drejtpërdrejta mes kryeministrit Edi Rama dhe disa prej kryebashkiakëve të majtë. Mbledhja e zhvilluar në Kuç të Vlorës, ku në fokus ishte harta e re territoriale, ka qenë larg një takimi rutinë.

Më shumë se katër orë diskutime për reformën territoriale, debate të forta dhe përplasje të drejtpërdrejta mes kryeministrit Edi Rama dhe disa prej kryebashkiakëve të majtë. Mbledhja e zhvilluar në Kuç të Vlorës, ku në fokus ishte harta e re territoriale, ka qenë larg një takimi rutinë. Burime bëjnë me dije se tensionet kanë kulmuar në përballjet e Ramës me kryetarët e bashkive që pritet të humbasin statusin e tyre, mes tyre Policanin, Dimalin, Selenicën dhe Divjakën. Një nga momentet më të tensionuara është shënuar gjatë përplasjes mes kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë së Policanit, Adriatik Zotkaj. Rama i ka bërë të qartë se, sipas tij, nuk duhej të ishte pjesë e takimit, ndërsa ka kritikuar ashpër edhe protestën e zhvilluar më herët në Polican, ku u dogjën kartat e anëtarësisë së Partisë Socialiste. Rama: “Ti nuk duhet të ishe fare këtu. Ajo që bëri Policiani me djegien e kartave ishte një akt paturpësie.” Zotkaj, i cili prej kohësh ka kundërshtuar publikisht shkrirjen e Bashkisë së Policanit, duke argumentuar se reforma do të largojë shërbimet nga qytetarët, i është përgjigjur duke mbrojtur qëndrimin e tij. Zotkaj: “Komuniteti i’u përgjigj veprimit mosmirënjohës të PS-së dhe Kryeministrit. Në ka një mosmirënjohje është ajo e PS.”

Debati ka vijuar edhe me kryetaren e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj. Gjatë diskutimit për rolin dhe kompetencat e pushtetit vendor, Rama i është drejtuar me ironi kryebashkiakes.

Rama: “Ju udhëheqësit e mëdhenj!”

Përgjigjja e Memajt ka qenë e drejtpërdrejtë dhe ka tensionuar më tej situatën.

Memaj: “Ç’udhëheqës zeza! Ne jemi bërë si punëtorë komunaleje.”

Kjo deklaratë, sipas burimeve, ka irrituar kryeministrin, i cili i ka kërkuar kryetares së Dimalit të largohej nga mbledhja.

Përplasjet nuk janë kufizuar vetëm te Polican dhe Dimal. Edhe kryetarët e Selenicës dhe Divjakës, Nertil Bello dhe Josif Gorrea, kanë debatuar me Ramën dhe ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, duke mbrojtur qëndrimin kundër shkrirjes së bashkive të tyre.

Nga ana tjetër, Rama ka pretenduar se kundërshtimi i kryebashkiakëve po shkon përtej debatit institucional, duke i akuzuar se po nxisin komunitetet lokale kundër reformës territoriale.

Një tjetër pikë e fortë e diskutimit ka qenë ajo që kryebashkiakët e kanë cilësuar si standard i dyfishtë në përzgjedhjen e bashkive që do të shkrihen. Sipas tyre, bashki si Peqini, Vau i Dejës apo Roskoveci kanë tregues më të dobët performance, por megjithatë nuk janë përfshirë në të njëjtën mënyrë në ndryshimet e propozuara.

Mbledhja, e cila zgjati mbi katër orë, është fokusuar tërësisht te reforma territoriale dhe mënyra se si do të riorganizohen bashkitë në hartën e re. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: debati rama