Lajme Zone
Debat në Kuvend, Berisha-Peleshit: Armik i procesit të integrimit. Kryeparlamentari: Do të marr masa
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Debat në Kuvend, Berisha-Peleshit: Armik i procesit të integrimit. Kryeparlamentari: Do të marr masa

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend pas kërkesës për ndryshimin e rendit të ditës e ka cilësuar kryeparlamentarin Niko Peleshi si “vasalin më të shpifur” të kryeministrit Edi Rama dhe si armik i procesit të integrimit të vendit.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend pas kërkesës për ndryshimin e rendit të ditës e ka cilësuar kryeparlamentarin Niko Peleshi si “vasalin më të shpifur” të kryeministrit Edi Rama dhe si armik i procesit të integrimit të vendit. “Do të mbetesh në historinë e vendit si vasali më i shpifur i Edi Ramës, si armik i egër i Kushtetutës dhe të drejtave kushtetuese të deputetëve, si armik i procesit të integrimit të vendit. Ka një muaj që janë dorëzuar amandamentet për amendimin e ligjit, për të cilat, BE, KE, PE kërkojnë të amendohen. Protesta më e fuqishme që nga vitet 90 kërkon të anulohet ligji”, tha ai. Peleshi më pas e paralajmëroi se do të merrte masa ndaj tij për gjuhën e përdorur. “Mu drejto me etikë, nuk të drejtohem me ti. Do t’u ndërpres sa herë që shkel rregulloren, madje do të marr edhe masa për të gjithë ata që përdorin një përrua fjalësh që nuk na takon”, shtoi ai. Miratohet me 75 vota pro ndryshimi i rendit të ditës pas propozimit nga Balla, Bardhi: Po cenoni rregullat e Kuvendit