Lajme Zone
De la Fuente ‘vë duart në kokë’ pas golit të çmendur të Yamal
SportJOQ Albania

De la Fuente ‘vë duart në kokë’ pas golit të çmendur të Yamal

Lamine Yamal vazhdon të mahnisë me fanellën e Spanjës. Mbrëmjen e djeshme, në fitoren 3-1 ndaj Republikës Çeke në Nations League, 19-vjeçari realizoi një tjetër gol spektakolar, duke bërë që edhe trajneri Luis de la Fuente të mbetej me duart në kokë nga ajo që pa.

Yamal zhbllokoi sfidën në minutën e 6-të, pas një aksioni të nisur nga Dani Olmo. Sulmuesi i Barcelonës mori topin në të djathtë të zonës, u përball me disa mbrojtës dhe, pasi krijoi hapësirën e nevojshme, lëshoi një goditje të harkuar që përfi në cepin e largët të portës.

Ishte një tjetër moment magjik për Yamal, i cili tashmë ka shënuar në tre ndeshje radhazi të Spanjës dhe ka vendosur një rekord të veçantë: është lojtari i parë që shënon brenda 10 minutave të para në tri ndeshje radhazi me kombëtaren.

Por ajo që tërhoqi jo pak vëmendje ishte edhe reagimi i trajnerit Luis de la Fuente. Në momentin e golit, tekniku spanjoll u kap nga kamerat me duart në kokë, i mahnitur nga ekzekutimi i yllit të Barcelonës.

Pas ndeshjes, De la Fuente nuk i kurseu elozhet për talentin e Yamalit.

“Nuk pushon së na surprizuari të gjithëve. Ka kaq shumë talent dhe cilësi, sa versionin më të mirë të Lamine ende nuk e kemi parë. Ka shumë më tepër për të ofruar, sepse është kaq elegant, kaq i talentuar dhe me kaq shumë potencial”, u shpreh trajneri spanjoll.

Spanja në fund triumfoi 3-1, me Rodrin që shënoi golin e dytë dhe Mikel Merinon që vulosi fitoren në minutën e 89-të. Me këtë sukses, kampionët e botës regjistruan fitoren e tretë në po kaq ndeshje në grup dhe e çuan në 41 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje.