Lajme Zone
Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin pamjet nga martesa unike e Cristiano Ronaldos dhe Georginas (VIDEO)
KulturëGazeta Tema

Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin pamjet nga martesa unike e Cristiano Ronaldos dhe Georginas (VIDEO)

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kurorëzuan dhjetë vite lidhje duke u martuar në një ceremoni tepër private, të zhvilluar më 11 gusht në shtëpinë e tyre në Portugali. Çifti zgjodhi një ceremoni familjare dhe larg vëmendjes së publikut, ndonëse më herët ishin përfolur për një dasmë madhështore.

Data e martesës kishte një domethënie të veçantë për çiftin, pasi përkonte me 10-vjetorin e njohjes së tyre. Ronaldo dhe Georgina u takuan për herë të parë në Madrid, kur ajo punonte si shitëse në një dyqan të markës Gucci.

Ceremonia u zhvillua në sallonin e shtëpisë së tyre, pikërisht në hapësirën ku familja kalon pjesën më të madhe të përditshmërisë. Georgina ka treguar se dëshironte që fëmijët e tyre, edhe pas shumë vitesh, të kujtonin tryezën familjare si vendin ku prindërit e tyre shkëmbyen betimet e martesës.

Çifti zgjodhi të vishej me Gucci, si një referencë simbolike për mënyrën se si u njohën një dekadë më parë. Georgina veshi një kombinim të bardhë elegant me bizhuteri diamanti Chopard, ndërsa Ronaldo zgjodhi një kostum bezhë të dizajnuar posaçërisht. Edhe pesë fëmijët e tyre ishin të veshur me veshje të përshtatura.

Pas ceremonisë civile, Ronaldo dhe Georgina udhëtuan drejt Sanktuarit të Zojës së Fatimës, ku morën edhe bekimin e një prifti. Georgina nuk i fshehu emocionet dhe u përlot gjatë momentit solemn.

Në ceremoninë private, përveç pesë fëmijëve të çiftit, ishin të pranishëm vetëm katër dëshmitarë. Në mesin e tyre ishte motra e Georginës, Ivana, miku i vjetër i Ronaldos, Miguel Paixão, si dhe çifti spanjoll José Rodríguez Sangil dhe Mónica González Martínez. Në ceremoni munguan nëna e Ronaldos, Dolores Aveiro, dhe tre vëllezërit e motrat e tij.

Martesa u zyrtarizua në Cascais të Portugalisë dhe çifti kishte nënshkruar një kontratë paramartesore më 10 gusht, një ditë para ceremonisë. Dokumenti përcakton ndarjen e pasurive të fituara para martesës. Ronaldo dhe Georgina nuk planifikojnë një muaj mjalti, pasi janë rikthyer në Arabinë Saudite, ku futbollisti vijon karrierën. View this post on Instagram