Lajme Zone
Dalin të gjithë minatorët e bllokuar, Sadiku: Të gjithë janë mirë me shëndet
Të tjeraTelegrafi

Dalin të gjithë minatorët e bllokuar, Sadiku: Të gjithë janë mirë me shëndet

Të gjithë minatorët që kanë mbetur mbrëmë të bllokuar kanë dalë dhe janë me shëndet mirë.

Të gjithë minatorët që kanë mbetur mbrëmë të bllokuar kanë dalë dhe janë me shëndet mirë.Lajmin për Telegrafin e konfirmoi drejtori i Trepçës, Shyqyri Sadiku. “Po, të gjithë minatorët e bllokuar kanë dalë dhe janë mirë me shëndet”, tha Sadiku për Telegrafin. 63 minatorë të Trepçës kishin mbetur të ngujuar të mërkurën mbrëma, pas një defekti që ishte në furnizimin me energji elektrike.Minatorët kishin mbetur të ngujuar në horizontet e minierës në Stantërg, pas një defekti në sistemin e energjisë elektrike.Defekti kishte ndodhur rreth orës 19:30, si pasojë e djegies së linjave të tensionit të lartë dhe një defekti në trafostacionin e tunelit të parë.Një pjesë e minatorëve kishin nisur të dalin përmes daljeve alternative. /Telegrafi/