Lajme Zone
Dalin pamje nga sherri i mbrëmshëm në Tiranë
EkonomiJOQ Albania

Dalin pamje nga sherri i mbrëmshëm në Tiranë

JOQ Albania ka siguruar pamje të reja nga konflikti i raportuar mbrëmjen e djeshme në rrugën "Jordan Misja" në Tiranë, ku, sipas dëshmive të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, dy grupe personash u përfshinë në një përplasje të dhunshme pranë lokalit "Don".

Videoja tregon praninë e disa automjeteve të Policisë së Shtetit në vendngjarje, ndërsa në një moment shihet një efektiv që ndjek me vrap një person. Nga pamjet duket se ai arrin të largohet, ndërsa pak çaste më vonë një person tjetër shoqërohet nga policët dhe futet në një automjet të policisë.

Sipas dëshmive të qytetarëve, konflikti nisi pas një debati për parkimin e një automjeti dhe më pas u përshkallëzua në një sherr mes dy grupeve. Dëshmitarët pretendojnë se në përplasje u përfshinë mbi 30 persona dhe se janë përdorur shkopinj, leva hekuri, thika e sende të tjera të forta. Ata kanë deklaruar gjithashtu se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe se janë dëmtuar disa automjete, si edhe ambientet e lokalit pranë të cilit nisi konflikti.

Megjithatë, këto pretendime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur nga pamjet e siguruara nga JOQ Albania.

Pavarësisht se nga videoja duket ndërhyrja e policisë dhe shoqërimi i të paktën një personi, deri në këto momente Policia e Shtetit nuk ka publikuar asnjë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, nuk ka bërë të ditur shkakun e konfliktit dhe as nëse ka persona të arrestuar apo të proceduar.

JOQ Albania do ta përditësojë lajmin sapo autoritetet të reagojnë zyrtarisht ose të publikohen detaje të tjera mbi këtë incident. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)