Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në seancën parlamentare të së hënës ka sjellë përplasje brenda grupit të deputetëve demokratë.
Gjatë seancës, ku u diskutuan dhe u miratuan disa projektrezoluta të rëndësishme, mungesa e opozitës është kundërshtuar nga disa deputetë të PD-së, të cilët e kanë cilësuar bojkotin si një strategji joefektive.
Në biseda të bëra publike, disa deputetë demokratë kanë shprehur rezerva ndaj këtij vendimi, duke argumentuar se mosparaqitja në Kuvend nuk u shërben interesave të opozitës.
Deputetët Bujar Leskaj, Ina Zhupa dhe Jorida Tabaku kanë qenë deputetët që kanë kundërshtuar bojkotin, duke e konsideruar një gabim.
Sipas tyre, kjo mënyrë veprimi është përdorur edhe më parë nga opozita, por nuk ka sjellë rezultatet e pritshme.
Kundërshtitë e brendshme tregojnë debatet që vijojnë në PD për mënyrën se si duhet të zhvillohet aksioni opozitar. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

