Lajme Zone
Cunami blu zhduk MAGA-n; demokratët rrëzojnë Trumpin në Kongres e Senat
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Cunami blu zhduk MAGA-n; demokratët rrëzojnë Trumpin në Kongres e Senat

Gjatë fjalimit të fitores, El-Sayed, mjek me profesion dhe ish-drejtor i shërbimeve të shëndetit publik në Detroit dhe Wayne County, iu drejtua mbështetësve me fjalët: “Michigan, ia dolëm!”.

1 ORE ME PARE Abdul El-Sayed zgjidhet senatori i parë mysliman në SHBA: Vance habibi, do të më betohesh në janar! (Video) Demokrati Abdul El-Sayed Demokrati Abdul El-Sayed ka arritur një fitore të rëndësishme në Michigan, duke mposhtur republikanin Mike Rogers në garën për një vend në Senatin amerikan.

Gjatë fjalimit të fitores, El-Sayed, mjek me profesion dhe ish-drejtor i shërbimeve të shëndetit publik në Detroit dhe Wayne County, iu drejtua mbështetësve me fjalët: “Michigan, ia dolëm!”.

Me këtë rezultat, ai pritet të hyjë në histori si senatori i parë mysliman në Shtetet e Bashkuara.

Një nga momentet më të komentuara të fushatës ishte mesazhi ironik që El-Sayed i drejtoi zëvendëspresidentit JD Vance, duke iu referuar ceremonisë së betimit në janar. “JD, habibi im, ka një ironi të veçantë në faktin se ti do të jesh i detyruar nga Kushtetuta të më betosh në janar”, deklaroi ai, duke përdorur shprehjen arabe “habibi”, që do të thotë “i dashur”. Abdul El-Sayed to JD Vance: JD, habibi, there is this delicious irony in the fact that you're constitutionally obligated to swear me in in January.

— Clash Report (@clashreport) November 4, 2026 Fushata e tensionuar dhe mbështetja e Trump për republikanin

El-Sayed u përball me një garë të fortë kundër ish-kongresmenit republikan Mike Rogers, i cili kishte mbështetjen e presidentit Donald Trump. Michigan konsiderohet një nga shtetet më të rëndësishme në betejën politike amerikane, pasi Trump arriti ta fitojë ngushtë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Fushata e demokratit u përqendrua te përmirësimi i sistemit shëndetësor dhe çështjet e drejtësisë sociale. Megjithatë, gjatë garës ai u përball edhe me sulme për besimin e tij mysliman, si dhe me polemika lidhur me qëndrimet e tij për Izraelin dhe luftën në Gaza.

Përplasja brenda demokratëve dhe mbështetja e papritur për RogersNjë tjetër zhvillim që e bëri edhe më të tensionuar këtë garë ishte vendimi i kongresmenes demokrate Hayley Stevens për të mbështetur republikanin Mike Rogers, vetëm pak ditë para votimit.

Stevens, të cilën El-Sayed e kishte mundur në zgjedhjet paraprake demokrate, e justifikoi vendimin e saj duke shprehur kundërshtimin ndaj qëndrimeve të kandidatit progresist dhe lidhjeve të tij me komentatorin politik Hasan Piker.

Ky veprim shkaktoi reagime të forta brenda Partisë Demokratike, ku disa figura e cilësuan si një tradhti ndaj partisë. Madje, disa bashkëpunëtorë të Stevens dhanë dorëheqjen në shenjë proteste.

Megjithatë, El-Sayed arriti ta shndërronte këtë zhvillim në një mundësi për fushatën e tij, duke bërë të ditur se kishte mbledhur 1.2 milionë dollarë donacione brenda vetëm katër orësh pas njoftimit të Stevens.

Trump e sulmoi personalisht, El-Sayed iu përgjigj me ironiNë ditët e fundit të fushatës, Donald Trump dhe JD Vance zhvilluan vizita në Michigan për të mbështetur kandidaturën e Rogers.

Trump ndërmori sulme të drejtpërdrejta ndaj El-Sayed, duke e cilësuar atë si një “terrorist të dhunshëm”, ndërsa përdori edhe emrin e tij të mesëm, “Mohammed”, në deklaratat publike.

Demokrati iu përgjigj me ironi, duke theksuar se nuk kishte rëndësi nëse Trump arrinte ta shqiptonte apo ta mbante mend emrin e tij të plotë.

“Pas nëntorit, ai mund të më drejtohet thjesht si senator. Për ty do të jem senatori Mohammed, shoku”, ishte përgjigjja e tij.

Fitorja e El-Sayed shënon një moment të rëndësishëm për krahun progresist të demokratëve dhe përfaqësimin e komunitetit mysliman në politikën amerikane. 1 ORE ME PARE Tërmeti poltik në SHBA; a mund ta shkarkojnë demokratët Donald Trump? Amerika hyn në një fazë të re të përplasjes politike me një president republikan në Shtëpinë e Bardhë dhe një Kongres i kontrolluar nga demokratët.Trump vazhdon të qeverisë, por demokratët fitojnë fuqinë për t'ia vështirësuar ndjeshëm qeverisjen. Dhe beteja për kontrollin politik të Amerikës zhvendoset tashmë drejt zgjedhjeve presidenciale të vitit 2028. Donald Trump Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit 2026 ndryshon ekuilibrat e pushtetit në Uashington. Demokratët marrin kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve, duke i dhënë fund kontrollit republikan mbi Kongresin. Trump ruan Shtëpinë e Bardhë, por dy vitet e fundit të mandatit të tij pritet të shoqërohen me hetime, përplasje institucionale dhe bllokime të rëndësishme politike. Zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit 2026 në Shtetet e Bashkuara kanë prodhuar një goditje të fortë për Donald Trumpin dhe Partinë Republikane. Demokratët kanë fituar kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, duke e kthyer Uashingtonin në një sistem të ashtuquajtur 'divided government', ose qeverisje të ndarë.

Ky rezultat nuk është thjesht një ndryshim i shumicës parlamentare. Ai përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm të raportit të forcave politike në SHBA, në një moment kur Trump po hyn në dy vitet e fundit të mandatit të tij të dytë presidencial.

Sipas agjencisë Reuters, demokratët kanë shënuar fitore edhe në shtete që tradicionalisht konsiderohen bastione republikane, përfshirë Kansasin, Ohajon dhe Teksasin. Agjencia vëren se rezultati ishte më i gjerë nga sa kishin parashikuar shumë analistë dhe se pakënaqësia e votuesve ndaj kostos së jetesës, ekonomisë dhe drejtimit të vendit ndikoi ndjeshëm në rezultatin zgjedhor.

Associated Press raportoi gjithashtu se demokratët morën kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit, duke e cilësuar rezultatin si një goditje të rëndësishme politike për presidentin dhe republikanët.

Trump mbetet president, por humbet kontrollin mbi KongresinFitorja e demokratëve nuk e largon automatikisht Donald Trumpin nga presidenca. Sipas Kushtetutës amerikane, presidenti zgjidhet veçmas nga Kongresi dhe nuk humbet mandatin vetëm sepse partia e tij humbet zgjedhjet parlamentare.

Megjithatë, situata e re e vendos administratën Trump përballë një opozite që tashmë kontrollon të dyja dhomat legjislative.

Deri në përfundimin e vitit 2026, Trump ka përfituar nga kontrolli republikan mbi Kongresin për të avancuar axhendën e tij politike. Me shumicën e re demokrate, miratimi i ligjeve, financimi i programeve qeveritare dhe konfirmimi i emërimeve të rëndësishme do të kërkojnë negociata shumë më të vështira.

Reuters thekson se kontrolli demokratik i Senatit ka rëndësi të veçantë, pasi kjo dhomë ka kompetenca kushtetuese për konfirmimin e ministrave, ambasadorëve dhe gjyqtarëve federalë.

Por Trump ruan kompetenca të rëndësishme ekzekutive dhe të drejtën e vetos presidenciale. Për këtë arsye, demokratët nuk mund ta imponojnë automatikisht programin e tyre politik.

A mund ta shkarkojnë demokratët Trumpin?Kjo është pyetja që pritet të dominojë përplasjen politike në Uashington.

Demokratët mund të nisin procedurën e shkarkimit, por nuk mund ta largojnë Trumpin vetëm me votat e tyre, nëse nuk sigurojnë mbështetje të konsiderueshme edhe nga republikanët.

Sipas Kushtetutës amerikane, Dhoma e Përfaqësuesve ka kompetencën të miratojë aktakuzën politike, të njohur si 'impeachment'. Për këtë mjafton shumica e votave të anëtarëve të pranishëm, me kuorum.

Më pas çështja kalon në Senat, ku zhvillohet gjykimi politik. Për ta dënuar dhe larguar presidentin kërkohen dy të tretat e senatorëve të pranishëm.

Kjo do të thotë se, edhe nëse demokratët kontrollojnë të dyja dhomat, ata nuk kanë automatikisht votat e nevojshme për shkarkimin e presidentit.

Megjithatë, shumica e re në Dhomën e Përfaqësuesve u jep demokratëve mundësinë të hapin hetime parlamentare, të kërkojnë dokumente, të thërrasin zyrtarë të administratës për dëshmi dhe të shqyrtojnë vendimet e presidentit.

Associated Press ka raportuar se drejtuesit demokratë kanë paralajmëruar hetime ndaj administratës Trump, përfshirë çështje që lidhen me interesat financiare dhe veprimtarinë e familjes së presidentit. Kjo e bën mundësinë e një procedure të re impeachment pjesë të debatit politik, por jo një rezultat të garantuar.

Demokratët fitojnë Kongresin, por marrin edhe përgjegjësinë për qeverisjenFitorja e demokratëve nuk është vetëm një mundësi për të penguar Trumpin. Ajo i vendos ata përballë një prove politike.

Reuters paralajmëron se kontrolli i Kongresit mund të jetë edhe një sfidë për demokratët. Votuesit nuk do të presin prej tyre vetëm kundërshtimin e presidentit, por edhe zgjidhje konkrete për inflacionin, çmimet, shëndetësinë dhe ekonominë.

Nëse demokratët përdorin shumicën e re vetëm për hetime dhe përplasje me Shtëpinë e Bardhë, pa ofruar alternativa për problemet e qytetarëve, ata mund të përballen me kosto politike në zgjedhjet e ardhshme.

Nga ana tjetër, Trump mund të përdorë veton presidenciale për të bllokuar ligje që nuk i mbështet dhe t'ia atribuojë demokratëve përgjegjësinë për mosfunksionimin e institucioneve federale.

Kështu, Uashingtoni rrezikon të hyjë në një periudhë të gjatë përplasjesh për buxhetin, borxhin publik, emigracionin, politikat tregtare dhe kompetencat presidenciale.

Çfarë ndryshon për dy vitet e fundit të mandatit Trump?Kontrolli demokratik i Kongresit krijon një realitet të ri politik.Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët mund të kontrollojnë komisionet, të nisin hetime dhe të vendosin se cilat projektligje kalojnë për votim.Në Senat, ata mund të kontrollojnë procesin legjislativ dhe të pengojnë ose vonojnë shumë emërime të presidentit.Në politikën e jashtme, Kongresi mund të ushtrojë presion përmes buxhetit, mbikëqyrjes dhe ligjeve që lidhen me financimin e politikave amerikane.Në politikën e brendshme, demokratët mund të sfidojnë politikat e Trumpit për emigracionin, tarifat tregtare, shëndetësinë dhe shpenzimet publike.

Megjithatë, presidenti ruan të drejtën e vetos, ndërsa rregullat e Senatit, përfshirë 'filibuster' (mekanizëm parlamentar që përdoret në Senatin amerikan për të vonuar ose bllokuar miratimin e një projektligji), mund ta bëjnë të vështirë miratimin e shumë ligjeve.

Rezultati i 3 nëntorit ndryshon ndjeshëm raportin e forcave në Amerikë. Trump nuk është shkarkuar, nuk e ka humbur presidencën dhe vazhdon të ketë kompetenca të rëndësishme kushtetuese. Por ai nuk do të ketë më të njëjtën liri veprimi që i garantonte kontrolli republikan mbi Kongresin.

Demokratët kanë fituar instrumentet institucionale për ta mbikëqyrur, hetuar dhe sfiduar administratën e tij. Ata mund të nisin edhe një procedurë impeachment, por largimi i presidentit kërkon një shumicë kushtetuese që nuk garantohet nga fitorja e tyre zgjedhore.

Në thelb, Amerika hyn në një fazë të re të përplasjes politike me një president republikan në Shtëpinë e Bardhë dhe një Kongres i kontrolluar nga demokratët.

Trump vazhdon të qeverisë, por demokratët fitojnë fuqinë për t'ia vështirësuar ndjeshëm qeverisjen. Dhe beteja për kontrollin politik të Amerikës zhvendoset tashmë drejt zgjedhjeve presidenciale të vitit 2028. 1 ORE ME PARE SHBA hyn në një kapitull të ri politik, amerikanët votojnë ndryshimin Zgjedhjet e ndërmjetme të 3 nëntorit 2026 ndryshuan ekuilibrin politik në Shtetet e Bashkuara. Demokratët siguruan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, duke i dhënë fund kontrollit republikan mbi Kongresin. Rezultatet pasqyrojnë shqetësimet e votuesve për koston e jetesës, ekonominë, luftën me Iranin dhe politikat e administratës së presidentit Donald Trump... Partia Demokratike ka fituar kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan në zgjedhjet e ndërmjetme të 3 nëntorit, duke ndryshuar ndjeshëm raportin e forcave politike në Uashington gjatë dy viteve të mbetura të mandatit të dytë të presidentit Donald Trump.

Demokratët fituan të paktën shtatë vende në Senat që më parë i mbanin republikanët, përfshirë gara në Teksas, Kansas, Ajova, Ohajo, Mejn, Karolinën e Veriut dhe Karolinën e Jugut. Partia siguroi gjithashtu shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, duke marrë vende edhe në zona ku Trump kishte fituar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Rezultati përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm institucional. Republikanët kishin kontrolluar Shtëpinë e Bardhë dhe të dyja dhomat e Kongresit, çka i kishte mundësuar administratës të avanconte një pjesë të konsiderueshme të programit të saj legjislativ. Me shumicën e re demokratike, presidenti do të duhet të negociojë me opozitën për miratimin e ligjeve dhe të buxhetit federal.

Demokratët fitojnë gara të rëndësishme për Senatin

Një nga zhvillimet kryesore të zgjedhjeve ishte zgjerimi i mbështetjes demokratike në shtete që tradicionalisht kanë votuar për republikanët.

Në Teksas, demokrati James Talarico fitoi garën për Senatin kundër republikanit Ken Paxton, të cilin e mbështeste presidenti Trump. Fitorja shënoi një ndryshim të rëndësishëm në një shtet ku republikanët kanë pasur prej kohësh pozita të forta në zgjedhjet federale.

Në Kansas, demokrati Adam Hamilton fitoi një vend në Senat, ndërsa në Karolinën e Jugut demokratja Annie Andrews siguroi një tjetër fitore ndaj republikanëve. Në Ohajo, ish-senatori demokrat Sherrod Brown mundi republikanin Jon Husted.

Edhe Karolina e Veriut kontribuoi në ndryshimin e shumicës në Senat. Ish-guvernatori demokrat Roy Cooper mundi Michael Whatley, ish-drejtues i Komitetit Kombëtar Republikan.

Ndërkohë, senatori demokrat Jon Ossoff fitoi një mandat tjetër në Xhorxhia, kurse Chris Pappas siguroi fitoren në New Hampshire.

Këto rezultate tregojnë se demokratët nuk u mbështetën vetëm te zonat e tyre tradicionale elektorale, por fituan edhe në shtete ku republikanët kishin avantazh në zgjedhjet e mëparshme.

Dhoma e Përfaqësuesve kalon nën kontrollin demokrat

Në Dhomën e Përfaqësuesve, ku të 435 vendet iu nënshtruan votimit, demokratët siguruan shumicën e nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit.

Demokratët kishte siguruar të paktën 219 vende, duke kaluar pragun prej 218 vendesh që kërkon shumica parlamentare. Numërimi vazhdonte në disa zona zgjedhore dhe rezultati përfundimtar mund të ndryshonte më tej.

Fitorja krijon kushtet që Hakeem Jeffries, drejtuesi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, të marrë postin e kryetarit të saj. Nëse zgjidhet, Jeffries do të bëhet afroamerikani i parë që drejton këtë institucion.

Kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve i jep Partisë Demokratike mundësinë të përcaktojë përparësitë legjislative, të drejtojë komisionet parlamentare dhe të ushtrojë mbikëqyrje më të gjerë ndaj institucioneve federale.

Ekonomia dhe kostoja e jetesës ndikojnë në votën e amerikanëve

Çështjet ekonomike luajtën rol të rëndësishëm në zgjedhje.

Sipas analizës së Associated Press mbi sondazhet me votuesit, shqetësimet për çmimet e larta, shpenzimet e familjeve dhe drejtimin e përgjithshëm të vendit ndikuan në vendimet elektorale.

Një pjesë e votuesve shprehën pakënaqësi me rezultatet ekonomike të administratës Trump, ndërsa të tjerë kërkuan që Kongresi të ushtronte kontroll më të fortë mbi pushtetin ekzekutiv.

Raportimet evidentuan gjithashtu ndryshime në sjelljen elektorale të votuesve të rinj dhe atyre me origjinë hispanike. Këto grupe, që kishin ndihmuar Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, shfaqën një zhvendosje të mbështetjes drejt demokratëve në zgjedhjet e ndërmjetme.

Megjithatë, rezultatet nuk tregojnë se të gjithë votuesit demokratë mbështesin të njëjtin program politik. Shqetësimet ekonomike, politikat e emigracionit, shëndetësia dhe roli i qeverisë federale mbeten çështje ku ekzistojnë dallime edhe brenda elektoratit të opozitës.

Trump nuk e pranon interpretimin e rezultatit si refuzim personal

Presidenti Donald Trump reagoi ndaj rezultateve duke përgëzuar demokratët për fitoret, por kundërshtoi interpretimin se zgjedhjet përbënin një refuzim të drejtpërdrejtë të presidencës së tij.

Sipas Associated Press, Trump ia atribuoi një pjesë të humbjeve kandidatëve republikanë dhe mënyrës se si ata zhvilluan fushatat e tyre. Presidenti nuk pranoi që rezultati të interpretohej si një vlerësim negativ i përgjithshëm për administratën e tij.

Trump deklaroi gjithashtu se do të vazhdonte të mbronte programin e tij politik dhe se mund të përdorte veton presidenciale ndaj nismave legjislative të demokratëve.

Kjo do të thotë se kontrolli demokrat mbi Kongresin nuk i jep opozitës automatikisht mundësinë të miratojë të gjitha propozimet e saj.

Presidenti ruan kompetencën për të vendosur veton ndaj ligjeve të miratuara nga Kongresi. Për ta rrëzuar veton, ligjvënësit duhet të sigurojnë një shumicë prej dy të tretash në secilën dhomë.

Për rrjedhojë, marrëveshjet ndërpartiake mund të bëhen të domosdoshme për miratimin e legjislacionit të rëndësishëm.

Demokratët fitojnë edhe poste guvernatorësh

Zgjedhjet e 3 nëntorit sollën ndryshime edhe në drejtimin e disa shteteve amerikane.

Demokratët fituan gara për guvernator në Teksas, Ohajo, Ajova dhe Xhorxhia, duke zgjeruar praninë e tyre në qeverisjen shtetërore.

Në Teksas, Gina Hinojosa u bë gruaja e parë me origjinë latine që zgjidhet guvernatore e shtetit. Në Xhorxhia, Keisha Lance Bottoms u bë gruaja e parë afroamerikane që fiton një post guvernatori në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Në Minesota, Peggy Flanagan siguroi një fitore historike në garën për Senatin, duke shtuar përfaqësimin e komuniteteve indigjene në politikën federale.

Fitoret në nivel shtetëror kanë rëndësi përtej përfaqësimit politik. Guvernatorët ndikojnë në politikat e arsimit, shëndetësisë, administrimit të zgjedhjeve dhe zbatimit të ligjeve brenda kompetencave të shteteve.

Çfarë ndryshon në Uashington?

Kalimi i Kongresit nën kontrollin demokrat mund të ndikojë në disa fusha të rëndësishme të politikës amerikane.

Së pari, demokratët mund të nisin hetime parlamentare mbi vendimmarrjen dhe veprimtarinë e administratës Trump. Kryetarët e komisioneve do të kenë kompetenca për të kërkuar dokumente, për të organizuar seanca dëgjimore dhe për të thirrur zyrtarë që të japin shpjegime.

Së dyti, miratimi i buxhetit federal mund të kërkojë negociata më të gjera ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe drejtuesve demokratë. Mosmarrëveshjet mbi shpenzimet publike, taksat dhe financimin e institucioneve mund të krijojnë vështirësi në procesin legjislativ.

Së treti, kontrolli demokrat i Senatit mund të ndikojë në konfirmimin e emërimeve presidenciale për poste të larta federale, përfshirë funksione në administratë dhe në sistemin gjyqësor.

Së fundi, Kongresi mund të ushtrojë kontroll më të madh mbi politikat e jashtme, përfshirë financimin e operacioneve ushtarake dhe mbikëqyrjen e vendimeve të administratës lidhur me konfliktin me Iranin.

Megjithatë, Kushtetuta amerikane i njeh presidentit kompetenca të rëndësishme në politikën e jashtme dhe në drejtimin e pushtetit ekzekutiv. Për këtë arsye, shumica e re parlamentare nuk nënkupton se administrata do të humbasë kontrollin mbi të gjitha politikat e saj.

Rezultati hap një fazë të re përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2028

Zgjedhjet e ndërmjetme të vitit 2026 përbëjnë një moment të rëndësishëm për të dyja partitë amerikane.

Për demokratët, marrja e shumicës në Kongres krijon mundësinë për të paraqitur alternativa legjislative dhe për të ushtruar kontroll institucional ndaj administratës republikane. Njëkohësisht, partia duhet të menaxhojë dallimet e brendshme mbi ekonominë, emigracionin, shëndetësinë dhe politikën e jashtme.

Për republikanët, rezultatet shtrojnë pyetje mbi strategjinë elektorale, përzgjedhjen e kandidatëve dhe mënyrën se si partia do të ruajë mbështetjen e votuesve që kontribuuan në fitoren presidenciale të vitit 2024.

Ndërkohë, presidenti Trump hyn në dy vitet e fundit të mandatit të tij me një Kongres që kontrollohet nga opozita.

Rezultati kryesor politik është ndryshimi i marrëdhënies ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit. Administrata republikane do të duhet të përballet me një shumicë parlamentare që mund të kufizojë nismat e saj legjislative, të kërkojë llogaridhënie dhe të ndikojë në përparësitë e politikës federale.

Mënyra se si presidenti dhe drejtuesit demokratë do të bashkëpunojnë ose do të përballen në Kongres do të përcaktojë një pjesë të rëndësishme të zhvillimeve politike në Shtetet e Bashkuara deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. /Përshtati Pamfleti/ 2 ORE ME PARE Obama reagon pas fitores së demokratëve: Amerikanët kërkojnë bashkim, jo përçarje Ish-presidenti amerikan Barack Obama Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit, të mbajtura më 3 nëntor 2026, ku demokratët shënuan fitore të rëndësishme, duke marrë kontrollin e Kongresit amerikan.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Obama u shpreh se rezultatet e zgjedhjeve dërgojnë një mesazh të qartë nga qytetarët amerikanë, dëshirën për një politikë që bashkon dhe jo që përçan, si dhe për liderë që ofrojnë zgjidhje konkrete për problemet e vendit.

“Amerikanët duan një politikë që i bashkon njerëzit dhe jo që i ndan, si dhe liderë që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen”, shkroi Obama.

Ish-presidenti vlerësoi gjithashtu kandidatët demokratë që garuan në të gjitha rajonet e vendit, përfshirë edhe zonat që më parë konsideroheshin bastione të vështira për demokratët.

Sipas tij, kandidatët vinin nga prejardhje dhe bindje të ndryshme politike, por i bashkonte besimi te shërbimi publik, vlerat e përbashkëta dhe angazhimi për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.

Obama shprehu mirënjohje edhe për mijëra zyrtarë zgjedhorë dhe vullnetarë nga të dyja partitë, të cilët kontribuuan në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke e cilësuar organizimin e zgjedhjeve si një nga funksionet më thelbësore të demokracisë amerikane.

Në fund të reagimit, ish-presidenti theksoi se administrata aktuale ka ende dy vite në detyrë, ndërsa u bëri thirrje demokratëve të nisin menjëherë punën për të sjellë ndryshime aty ku kanë mundësi, për të parandaluar dëme të mëtejshme dhe për të përgatitur terrenin për të ardhmen.

“Detyra jonë tani është të përveshim mëngët, të bëjmë ndryshime kudo që kemi mundësi, të parandalojmë dëme të mëtejshme dhe të përgatisim terrenin për të ardhmen”, përfi Obama.

Fitorja e demokratëve në të dyja dhomat e Kongresit përbën një ndryshim të rëndësishëm të balancave politike në Uashington dhe pritet të ndikojë në dy vitet e fundit të mandatit të presidentit Donald Trump. Tonight, the American people sent a clear message — they want a politics that brings people together rather than divides them, and leaders who offer concrete solutions to the challenges they face. These results were only possible because outstanding candidates stepped forward in every region of the country — including in areas once considered long shots. They came from different backgrounds and represented a range of political perspectives, but were united by shared values, a belief in public service, and a commitment to putting the people of their districts and states first. We also owe a debt of gratitude to the thousands of election officials and volunteers from both parties who helped ensure a smooth election and carried out one of the most essential functions of our democracy. While this administration has another two years in office, our job now is to roll up our sleeves, make changes wherever we have the power to do so, prevent further damage, and lay the groundwork for the future.

— Barack Obama (@BarackObama) November 4, 2026 2 ORE ME PARE Nga guvernatorja e parë indigjene te guvernatori i parë me ngjyrë: Amerika shënon histori Guvernatorja e Xhorxhias Zgjedhjet e 3 nëntorit 2026 kanë sjellë rezultate historike në disa shtete amerikane, duke hapur rrugën për guvernatorët e parë me ngjyrë, me origjinë indigjene dhe latinoamerikane. Ndërkohë, gara për Kongresin do të përcaktojë ekuilibrin e pushtetit mes demokratëve dhe republikanëve… Zgjedhjet e ndërmjetme në Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një moment të rëndësishëm për përfaqësimin politik, ndërsa disa kandidatë pritet të marrin poste që deri më tani nuk i ka mbajtur asnjë përfaqësues i komuniteteve të tyre.

Vëmendja kryesore është përqendruar te garat për Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, rezultatet e të cilave do të përcaktojnë se cila parti do të kontrollojë Kongresin amerikan. Megjithatë, zgjedhjet për guvernatorë dhe senatorë kanë sjellë gjithashtu ndryshime të rëndësishme në përfaqësimin politik.

Sipas projeksioneve të rrjetit amerikan ABC News, disa kandidatë demokratë dhe republikanë kanë siguruar fitore që përbëjnë precedentë historikë në shtetet përkatëse.

Keisha Lance Bottoms, guvernatorja e parë me ngjyrë e Xhorxhias

Kandidatja demokrate Keisha Lance Bottoms pritet të bëhet guvernatorja e ardhshme e Xhorxhias, pasi, sipas ABC News, ka fituar përballë miliarderit republikan Rick Jackson.

Bottoms, ish-kryebashkiake e Atlantës, do t'u japë fund dekadave të kontrollit republikan mbi postin e guvernatorit në një shtet ku presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Xhorxhia nuk ka zgjedhur një guvernator demokrat që nga viti 1998. Aktualisht, këtë detyrë e mban republikani Brian Kemp, i cili nuk mund të kandidonte për një mandat tjetër për shkak të kufizimeve ligjore.

Gjatë fushatës, Bottoms theksoi vazhdimisht se kundërshtari i saj mund të kishte burime të mëdha financiare, por vendimmarrja u përkiste qytetarëve. Jackson shpenzoi më shumë se 200 milionë dollarë nga pasuria personale për fushatën e tij.

Fitorja e parashikuar për Bottoms ka rëndësi të veçantë për demokratët e Xhorxhias, të cilët kishin tentuar të merrnin këtë post edhe në vitet 2018 dhe 2022 me kandidaten Stacey Abrams.

Deb Haaland, guvernatorja e parë me origjinë indigjene në historinë amerikane

Ish-sekretarja amerikane e Brendshme, Deb Haaland, pritet të fitojë zgjedhjet për guvernatore në Nju Meksiko, duke u bërë personi i parë me origjinë nga popujt indigjenë që merr këtë detyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Haaland, anëtare e komunitetit Laguna Pueblo, ka garuar kundër Gregg Hull, ish-kryebashkiak i Rio Ranchos.

Pas shpalljes së rezultatit të parashikuar, ajo falënderoi votuesit përmes platformës X.

“Faleminderit, Nju Meksiko! Është nderi më i madh i jetës sime që jam zgjedhur guvernatorja juaj e 33-të”, shkroi Haaland.

Ajo deklaroi se votuesit kishin mbështetur një të ardhme ku familjet që punojnë kanë më shumë mundësi ekonomike dhe ku çdo banor i shtetit mund të dëgjohet.

Haaland ka shënuar edhe më parë një arritje historike. Në vitin 2018, ajo u bë një nga dy gratë e para me origjinë indigjene që u zgjodhën në Kongresin amerikan.

Gina Hinojosa, gruaja e parë me origjinë latinoamerikane në krye të Teksasit

Demokratja Gina Hinojosa pritet të bëhet guvernatorja e parë me origjinë latinoamerikane e Teksasit, pas garës kundër guvernatorit republikan Greg Abbott, i cili synonte mandatin e katërt.

Hinojosa, ish-anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve të Teksasit, e përqendroi fushatën te reforma në arsim dhe te shqetësimet për ndikimin e qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale.

Ajo kritikoi politikat e administratës Abbott dhe kërkoi ndryshime në drejtimin politik të shtetit.

Përpara votimit, Hinojosa shkroi në platformën X se zgjedhjet përfaqësonin një mundësi të rëndësishme për t'ua rikthyer qytetarëve ndikimin mbi qeverisjen e Teksasit.

Byron Donalds, guvernatori i parë me ngjyrë i Floridës

Kongresmeni republikan Byron Donalds pritet të bëhet guvernatori i parë me ngjyrë i Floridës, sipas projeksioneve të ABC News.

Në deklaratën e tij pas fitores së parashikuar, Donalds falënderoi votuesit dhe premtoi se do të përqendrohej te ulja e kostos së jetesës, siguria publike dhe investimet për të rinjtë.

“Jam thellësisht mirënjohës. Si guvernatori juaj, do të jap gjithçka që kam”, deklaroi ai në platformën X.

Gjatë fushatës, Donalds tërhoqi vëmendjen e mediave pasi faqja e tij zyrtare hoqi disa referenca ndaj presidentit Donald Trump.

Sipas gazetës Miami Herald, të paktën tetë përmendje të Trump u hoqën nga faqja e fushatës.

Megjithatë, Donalds sqaroi më pas publikisht se vazhdonte të mbështetej te përkrahja e presidentit dhe se ishte krenar për mbështetjen e marrë prej tij.

Amy Acton, gruaja e parë e zgjedhur guvernatore në Ohajo

Ish-drejtoresha e Departamentit të Shëndetësisë së Ohajos, Amy Acton, pritet të fitojë garën për guvernatore përballë republikanit Vivek Ramaswamy.

Sipas ABC News, Acton do të bëhet gruaja e parë që zgjidhet guvernatore e Ohajos dhe personi i parë me origjinë hebraike që mban këtë post në historinë e shtetit.

Fushata u shoqërua edhe me polemika, veçanërisht pas publikimit të një reklame nga ekipi i Ramaswamy-t, ku u përfshi nëna e Acton, me të cilën kandidatja nuk kishte marrëdhënie.

Reklama lidhej me një çështje të rëndë nga fëmijëria e Acton dhe përfshinte akuza ndaj saj. Publikimi shkaktoi reagime kritike dhe rriti vëmendjen publike ndaj kandidates demokrate.

David Crowley, guvernatori i parë me ngjyrë i Viskonsinit

Demokrati David Crowley, drejtues i administratës së qarkut Milwaukee, pritet të bëhet guvernatori i parë me ngjyrë në historinë e Viskonsinit.

Sipas ABC News, Crowley ka fituar përballë republikanit Tom Tiffany, një aleat i presidentit Donald Trump.

Ai do të pasojë guvernatorin demokrat Tony Evers, i cili po largohet nga detyra.

Gjatë fushatës, Crowley vuri në dukje përvojën e tij në drejtimin e qarkut më të madh të shtetit dhe premtoi masa për uljen e kostos së jetesës.

Kundërshtari republikan e kritikoi për qëndrimet mbi sigurinë publike dhe emigracionin, ndërsa Crowley kundërshtoi politikat e lëvizjes politike MAGA.

“Faleminderit, Viskonsin. Faleminderit që besuat tek unë. T'ju shërbej si guvernator do të jetë nderi i jetës sime”, shkroi ai në platformën X.

Fitorja e tij ka rëndësi edhe për përpjekjet e demokratëve për të siguruar kontrollin e plotë të institucioneve shtetërore në Viskonsin, për herë të parë pas më shumë se një dekade.

Chris Pappas, senatori i parë që e ka deklaruar publikisht orientimin homoseksual

Në Nju Hempshër, kongresmeni demokrat Chris Pappas pritet të fitojë zgjedhjet për Senatin amerikan, duke u bërë senatori i parë që e ka deklaruar publikisht orientimin e tij homoseksual.

Sipas ABC News, Pappas ka fituar përballë ish-senatorit republikan John Sununu, i cili gëzonte mbështetjen e presidentit Donald Trump.

Gara konsiderohej veçanërisht e rëndësishme për demokratët, të cilët synonin të ruanin këtë vend në Senat.

Gjatë fushatës, Pappas mori mbështetjen e figurave të njohura të Partisë Demokrate, përfshirë ish-zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom.

Rezultati i parashikuar shënon një zhvillim të rëndësishëm për përfaqësimin e komunitetit LGBT në Senatin amerikan.

Sipas raportimeve të ABC News, këto rezultate tregojnë zgjerimin e përfaqësimit të grave dhe komuniteteve të ndryshme në politikën amerikane. Zgjedhjet e vitit 2026 kanë sjellë gjithashtu ndryshime në kontrollin politik të disa shteteve dhe në përbërjen e Kongresit. /Përshtati Pamfleti/ 2 ORE ME PARE Republikanët humbasin 17 zona kyçe, demokratët marrin Dhomën; kufizohet pushteti i Trumpit Donald Trump Opozita demokrate fiton një sërë bastionesh republikane në zgjedhjet e ndërmjetme të 3 nëntorit, duke ndryshuar ekuilibrat në Uashington. Humbjet në Wisconsin, Iowa, Teksas, Pennsylvania dhe shtete të tjera i japin fund shumicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa presidenti Donald Trump përballet me një opozitë që tashmë mund të bllokojë nismat e tij ligjore dhe të intensifikojë kontrollin parlamentar mbi administratën… Partia Demokratike ka marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në ekuilibrat politikë gjatë mandatit të dytë të presidentit Donald Trump.

Sipas raportimit të revistës amerikane Newsweek, demokratët kanë fituar të paktën 17 vende kyçe në garat për Kongresin, duke përmbysur rezultatet në disa zona që republikanët i kishin kontrolluar prej vitesh. Fitoret përfshijnë distrikte në Wisconsin, Iowa, Nebraska, Teksas, Indiana, Pennsylvania, Virginia, New Jersey, Karolinën e Veriut dhe Colorado.

Rezultati u jep demokratëve shumicën e nevojshme prej 218 vendesh në Dhomën me 435 anëtarë. Ata marrin drejtimin e komisioneve parlamentare, kompetencën për të zhvilluar hetime dhe mundësinë për të bllokuar projektligjet e administratës që nuk sigurojnë mbështetje ndërpartiake.

Përpara votimit, republikanët kishin 218 vende, demokratët 214, një vend i përkiste një ligjvënësi të pavarur që përgjithësisht mbështeste drejtuesit republikanë, ndërsa dy vende ishin vakante. Kjo do të thoshte se demokratëve u mjaftonte një fitim neto prej vetëm tri vendesh për të ndryshuar kontrollin e Dhomës.

Humbje republikane edhe në zonat që mbështetën Trumpin

Një nga zhvillimet kryesore të zgjedhjeve ishte fitorja e kandidatëve demokratë në distrikte ku Donald Trump kishte fituar me diferenca të konsiderueshme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Në distriktin e tretë të Wisconsin, demokratja Rebecca Cooke mundi republikanin Derrick Van Orden me 53 për qind të votave kundrejt 45,2 për qind. Dy vjet më parë, Trump kishte fituar në këtë zonë me një diferencë prej rreth 7,4 pikësh përqindjeje.

Në distriktin e parë të Wisconsin, demokrati Mitchell Berman fitoi ndaj republikanit Bryan Steil, i cili kishte shërbyer katër mandate në Kongres dhe drejtonte Komisionin për Administrimin e Dhomës së Përfaqësuesve. Sipas të dhënave të raportuara, Berman mori 52,3 për qind të votave kundrejt 47,7 për qind të Steil.

Kjo fitore ka rëndësi edhe për historinë politike të distriktit, pasi demokratët nuk e kishin përfaqësuar atë që prej vitit 1995. Berman e kishte përqendruar fushatën te shërbimet shëndetësore, të drejtat riprodhuese, familjet punëtore dhe mbështetja për punonjësit.

Në Iowa, demokratët siguruan fitore në tri zona të rëndësishme. Christina Bohannan mundi republikanen Mariannette Miller-Meeks në distriktin e parë, me 53,6 për qind kundrejt 42,8 për qind. Në distriktin e dytë, Lindsay James fitoi ndaj Joe Mitchell, ndërsa në të tretin Sarah Trone Garriott mundi republikanin Zach Nunn me 55,2 për qind të votave kundrejt 44,8 për qind.

Rezultatet në Iowa marrin rëndësi të veçantë sepse disa prej këtyre zonave kishin mbështetur Trumpin në vitin 2024. Ato tregojnë se demokratët arritën të tërhiqnin votues edhe jashtë qendrave të mëdha urbane dhe periferive tradicionalisht konkurruese. Nga Teksasi në Nebraska, demokratët zgjerojnë fitoret

Në distriktin e 15-të të Teksasit, demokrati Bobby Pulido mundi republikanen Monica De La Cruz me 61,6 për qind të votave kundrejt 38,4 për qind.

Pulido, i njohur më parë si këngëtar i muzikës Tejano, zhvilloi një fushatë të përqendruar te shqetësimet e komuniteteve kufitare dhe çështjet lokale. Ai e paraqiti veten si demokrat konservator, duke synuar të tërhiqte edhe votues që në zgjedhjet e fundit kishin mbështetur republikanët.

Kjo fitore rikthen kontrollin demokrat në një distrikt që republikanët e kishin fituar në vitin 2022, pas ndryshimeve të kufijve zgjedhorë.

Në Nebraska, demokratja Denise Powell fitoi distriktin e dytë, të përqendruar rreth qytetit Omaha, duke marrë 57,7 për qind të votave kundrejt 40 për qind të republikanit Brinker Harding, sipas numërimit të raportuar.

Powell, sipërmarrëse dhe aktiviste, kishte zhvilluar fushatë mbi përballueshmërinë e jetesës, aksesin në shëndetësi dhe reformat etike. Fitorja e saj i jep demokratëve përfaqësimin e parë të këtij distrikti pas më shumë se një dekade.

Ndërkohë, në distriktin e pestë të Indianës, demokrati J.D. Ford mundi republikanen Victoria Spartz me 51,7 për qind kundrejt 48,3 për qind. Ky rezultat u regjistrua në një zonë që për një kohë të gjatë ishte konsideruar mbështetëse e republikanëve.

Pennsylvania dhe Virginia, humbje të tjera për republikanët

Në Pennsylvania, demokratët fituan disa gara me rëndësi për kontrollin e Dhomës.

Në distriktin e shtatë, Bob Brooks mundi republikanin Ryan Mackenzie me 55,8 për qind të votave kundrejt 44,2 për qind. Në distriktin e dhjetë, Janelle Stelson fitoi ndaj Scott Perry me 55 për qind kundrejt 45 për qind.

Një tjetër fitore u regjistrua në distriktin e tetë, ku kryebashkiakja demokrate e Scrantonit, Paige Cognetti, mundi republikanin Rob Bresnahan me 60,3 për qind kundrejt 39,7 për qind.

Në Virginia, demokratja Shannon Taylor fitoi distriktin e parë kundër republikanit Rob Wittman, i cili kishte shërbyer në Kongres që prej vitit 2007. Taylor mori 50,9 për qind të votave kundrejt 48,9 për qind të kundërshtarit.

Në distriktin e dytë të këtij shteti, demokratja Elaine Luria rimori vendin që kishte humbur në vitin 2022, duke mundur republikanen Jennifer Kiggans me 51,4 për qind kundrejt 46,3 për qind.

Fitore të tjera demokratike u raportuan në New Jersey, Colorado dhe Karolinën e Veriut, duke zgjeruar shtrirjen gjeografike të humbjeve republikane.

Jeffries: Votuesit kërkojnë ndryshim dhe llogaridhënie

Hakeem Jeffries, drejtuesi demokrat nga Nju Jorku dhe kandidati për të drejtuar Dhomën e Përfaqësuesve, e interpretoi rezultatin si kundërshtim të politikave ekonomike të administratës Trump.

Sipas tij, votuesit kanë shprehur pakënaqësi me rritjen e kostos së jetesës, duke përfshirë çmimet e karburanteve, ushqimeve, strehimit dhe kujdesit shëndetësor.

Jeffries deklaroi se demokratët do të punojnë për ta bërë jetesën më të përballueshme dhe për të kërkuar llogaridhënie nga administrata për çështjet që opozita i konsideron raste korrupsioni dhe keqadministrimi.

“Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve do të vendosin popullin amerikan në radhë të parë”, tha ai, duke e cilësuar rezultatin si kërkesë të qytetarëve për ndryshim të thellë politik.

Sondazhet e kryera pranë qendrave të votimit, sipas Newsweek, treguan pakënaqësi të konsiderueshme me mënyrën se si presidenti Trump kishte trajtuar ekonominë.

Trump reagon, historia e vitit 2018 përsëritet

Presidenti Donald Trump reagoi ndaj rezultatit përmes platformës Truth Social, duke argumentuar se zgjedhjet do të kishin përfunduar ndryshe nëse ai do të kishte qenë personalisht kandidat.

“Nuk isha në fletën e votimit dhe, po të isha, do të kishim fituar me një diferencë dërrmuese”, shkroi Trump.

Rezultati sjell në vëmendje zgjedhjet e ndërmjetme të vitit 2018, kur republikanët humbën 41 vende në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë mandatit të parë të Trumpit.

Sipas të dhënave historike të cituara nga Newsweek, që prej vitit 1946, partia e presidentit amerikan ka humbur vende në Dhomën e Përfaqësuesve në 18 nga 20 zgjedhje të ndërmjetme. Humbja mesatare ka qenë rreth 26 vende.

Përjashtimet kanë ndodhur në vitin 1998, gjatë presidencës së Bill Clintonit, dhe në vitin 2002, gjatë administratës së George W. Bushit.

Çfarë ndryshon për dy vitet e mbetura të mandatit?

Marrja e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve u jep demokratëve instrumente të rëndësishme për të ndikuar në politikat e administratës Trump.

Ata mund të drejtojnë komisionet parlamentare, të kërkojnë dokumente dhe dëshmi nga zyrtarët federalë, të zhvillojnë hetime dhe të kundërshtojnë nismat ligjore që nuk gëzojnë mbështetje të mjaftueshme.

Ndryshimi mund të ndikojë në negociatat për buxhetin federal, politikat tatimore, emigracionin, shëndetësinë dhe financimin e programeve qeveritare.

Në politikën e jashtme, Kongresi luan rol të rëndësishëm në miratimin e fondeve për mbrojtjen dhe ndihmën ndërkombëtare. Megjithatë, presidenti ruan kompetenca të gjera në drejtimin e diplomacisë dhe sigurisë kombëtare.

Rezultati i 3 nëntorit ndryshon kështu raportin institucional të forcave në Uashington dhe e detyron administratën Trump të përballet me një shumicë opozitare në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë dy viteve të fundit të mandatit presidencial. /Përshtati Pamfleti/ 2 ORE ME PARE Fitore historike pas 38 vitesh e demokratëve në Teksas, James Talarico mposht kandidatin e Trump dhe Musk Për demokratët, marrja e një vendi në Senat në një shtet si Teksasi është një rezultat me peshë të veçantë. Trump dhe James Talarico Një përmbysje historike ka tronditur skenën politike amerikane, ku demokrati James Talarico ka fituar garën për Senatin në Teksas, duke mposhtur republikanin Ken Paxton, kandidatin e mbështetur nga presidenti Donald Trump.

Fitorja e Talarico përbën një nga humbjet më të rëndësishme të republikanëve në zgjedhjet e këtij viti, pasi demokratët arrijnë të marrin një vend në Senat në një shtet që prej dekadash konsiderohej një bastion i sigurt i së djathtës amerikane.

Ky rezultat shënon herën e parë që nga viti 1988 që një demokrat fiton një vend në Senatin amerikan në Teksas, duke i dhënë një goditje të drejtpërdrejtë dominimit politik të republikanëve në këtë shtet.

Fitorja vjen në një moment kur demokratët kanë regjistruar rezultate të rëndësishme edhe në shtete të tjera, duke ndryshuar ndjeshëm raportet politike në Uashington dhe duke forcuar pozitat e tyre në Kongres.

Kush është James Talarico, politikani që përmbysi bastionin republikan?Deri një vit më parë, James Talarico ishte një figurë relativisht pak e njohur në politikën amerikane. Ish-mësuesi i shkollës dhe aktualisht ligjvënës në Teksas arriti të shndërrohej në një nga emrat më të rëndësishëm të demokratëve gjatë kësaj fushate.

Ai e ndërtoi kandidimin e tij kryesisht mbi shqetësimet ekonomike të qytetarëve, duke vënë në qendër rritjen e kostos së jetesës, çmimet e larta të karburanteve dhe vështirësitë me të cilat përballen familjet amerikane.

Talarico e orientoi fushatën drejt pakënaqësisë së votuesve ndaj drejtimit ekonomik të republikanëve, duke argumentuar se politikat e ndjekura nga administrata Trump nuk po u ofronin qytetarëve lehtësimin e premtuar.

Nga ana tjetër, kundërshtari i tij Ken Paxton u përpoq ta paraqiste demokratin si një kandidat me qëndrime tepër progresiste për elektoratin konservator të Teksasit.

Një prej mbështetësve kryesorë të Paxton ishte miliarderi Elon Musk, i cili, sipas raportimeve, kishte shpenzuar më shumë se 200 milionë dollarë për të mbështetur kandidatin republikan. Musk e kishte kritikuar publikisht Talarico edhe përmes postimeve në platformën X.

Megjithatë, mbështetja e Trump, Musk dhe fushata intensive e republikanëve nuk arritën të siguronin fitoren e Paxton.

Skandalet e Ken Paxton dhe ndërhyrja e Trump nuk mjaftuanHumbja e republikanit Ken Paxton lidhet edhe me polemikat që kanë shoqëruar karrierën e tij politike.

Në vitin 2023, Dhoma e Përfaqësuesve e Teksasit votoi për shkarkimin e tij nga detyra, pas akuzave për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Megjithatë, Senati i shtetit e shpalli të pafajshëm në procesin e shkarkimit dhe ai vazhdoi të mbante postin.

Paxton ishte përballur gjithashtu me një proces gjyqësor të nisur nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë (SEC), lidhur me pretendime për mashtrim të investitorëve. Çështja u rrëzua më vonë.

Pavarësisht këtyre polemikave, Donald Trump ndërhyri personalisht në fushatë, duke zhvilluar disa vizita në Teksas për të forcuar mbështetjen ndaj Paxton dhe kandidatëve të tjerë republikanë.

Por rezultati përfundimtar tregoi se mbështetja presidenciale nuk ishte e mjaftueshme për të ruajtur vendin në Senat.

Një nga faktorët kryesorë të fushatës ishte ekonomia dhe rritja e vazhdueshme e kostos së jetesës.

Çmimet e larta të produkteve të konsumit, karburanteve dhe shërbimeve janë kthyer në shqetësim për një pjesë të madhe të votuesve.

Politikat tarifore të Trump dhe përfshirja e SHBA-së në luftën me Iranin kanë shtuar gjithashtu pakënaqësinë ndaj administratës republikane.

Demokratët e përdorën këtë klimë gjatë fushatës, duke e paraqitur garën si një referendum mbi politikat ekonomike dhe vendimet e Shtëpisë së Bardhë.

Gara më e shtrenjtë për Senatin në historinë amerikanePërballja mes Talarico-s dhe Paxton u shndërrua gjithashtu në një nga garat më të kushtueshme elektorale në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Sipas të dhënave të publikuara gjatë fushatës, shpenzimet e kandidatëve dhe grupeve politike që i mbështetën ata kaluan gjysmë miliardi dollarë.

Investimet e mëdha financiare, ndërhyrja e figurave të njohura politike dhe rëndësia e veçantë e Teksasit e kthyen këtë garë në një nga përballjet më të ndjekura të zgjedhjeve.

Fitorja e James Talarico përbën kështu një ndryshim të rëndësishëm në hartën politike amerikane. Për demokratët, marrja e një vendi në Senat në një shtet si Teksasi është një rezultat me peshë të veçantë, ndërsa për republikanët dhe Donald Trump humbja tregon vështirësitë për të ruajtur mbështetjen edhe në territoret ku tradicionalisht kanë dominuar. 2 ORE ME PARE Tronditja në zgjedhje; çfarë do të thotë për Trump kontrolli i Senatit nga demokratët? Humbja e shumicës në Senat e vendos Donald Trump përballë një realiteti të ri politik gjatë pjesës së mbetur të mandatit të tij presidencial. Trump humb kontrollin e Senatit në zgjedhje Një përmbysje e rëndësishme politike është regjistruar në Shtetet e Bashkuara, ku demokratët kanë siguruar kontrollin e Senatit, duke i shkaktuar një humbje të rëndësishme politike presidentit Donald Trump dhe Partisë Republikane.

Rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit 2026 kanë sjellë fitore të demokratëve edhe në shtete që tradicionalisht konsideroheshin bastione të republikanëve, përfshirë Iowa-n, Teksasin, Kansasin dhe Karolinën e Jugut.

Fitorja e demokratit Josh Turek në Iowa ishte një nga zhvillimet vendimtare që i dha partisë kontrollin e Dhomës së Lartë të Kongresit amerikan.

Ky ndryshim i ekuilibrave politikë në Uashington i jep opozitës mundësinë të kontrollojë procesin e konfirmimit të emërimeve të presidentit, të ushtrojë mbikëqyrje më të fortë ndaj administratës Trump dhe të ndikojë në negociatat për buxhetin federal.

Një nga rezultatet më të rëndësishme u regjistrua në Iowa, ku demokrati Josh Turek mundi kandidaten republikane Ashley Hinson, duke i marrë republikanëve një vend që e mbanin prej vitesh.

Turek, një ish-atlet paralimpik dhe anëtar i legjislaturës së shtetit, zhvilloi fushatën duke u përqendruar te rritja e kostos së jetesës, problemet ekonomike të familjeve dhe korrupsioni në Uashington.

Fitorja e tij shënon rikthimin e demokratëve në përfaqësimin e Iowa-s në Senat pas më shumë se një dekade.

Rezultati ishte veçanërisht domethënës, pasi Donald Trump kishte fituar bindshëm në këtë shtet në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Një tjetër rezultat historik u regjistrua në Teksas, ku demokrati James Talarico mposhti republikanin Ken Paxton.

Paxton kishte marrë mbështetjen e Donald Trump, por kjo nuk mjaftoi për të siguruar fitoren në një nga shtetet më të rëndësishme të traditës republikane.

Fitorja e Talarico-s shënon një kthesë të rëndësishme politike, pasi demokratët nuk kishin fituar një garë për një post të zgjedhur në nivel shtetëror në Teksas që prej vitit 1994.

Rezultati përbën një nga humbjet më të rëndësishme për republikanët, duke pasur parasysh se Trump kishte fituar në këtë shtet me një diferencë prej 14 pikësh në vitin 2024.

Demokratët arritën një tjetër fitore të rëndësishme në Karolinën e Jugut, ku Annie Andrews mposhti kandidaten republikane Darline Graham.

Kjo garë kishte rëndësi të veçantë pasi Graham ishte mbështetur nga Trump dhe kishte marrë vendin në Senat pas emërimit të saj për të zëvendësuar vëllain, senatorin Lindsey Graham, i cili kishte ndërruar jetë.

Fitorja e Andrews është një tjetër tregues i ndryshimit të balancave elektorale në shtetet ku republikanët kishin pasur një avantazh të konsiderueshëm.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, Trump kishte fituar Karolinën e Jugut me një diferencë prej rreth 18 pikësh.

Në Ohio, demokrati Sherrod Brown arriti të rikthehej në Senat, duke mposhtur republikanin Jon Husted.

Brown kishte humbur mandatin në vitin 2024, por këtë herë arriti të rimarrë vendin në një shtet ku republikanët kishin regjistruar rezultate të forta në zgjedhjet e fundit.

Rezultati i jep demokratëve një tjetër fitore të rëndësishme në përpjekjen për të zgjeruar shumicën e tyre parlamentare.

Edhe në Kansas, demokrati Adam Hamilton arriti të fitonte përballë senatorit republikan Roger Marshall, duke përmbysur një tjetër rezultat në një shtet me traditë të fortë republikane.

Demokratët fitojnë fuqinë për të bllokuar emërimet e TrumpMarrja e kontrollit të Senatit ndryshon ndjeshëm raportet e pushtetit në Uashington.

Senati ka kompetenca të rëndësishme për konfirmimin e ministrave, ambasadorëve, gjyqtarëve federalë dhe drejtuesve të institucioneve të tjera shtetërore të propozuar nga presidenti.

Me shumicën e re, demokratët do të kenë mundësi të bllokojnë kandidaturat e administratës Trump dhe të kërkojnë negociata për emërimet në pozicionet kyçe të qeverisë amerikane.

Njëkohësisht, ata do të kenë më shumë ndikim në diskutimet për buxhetin federal, financimin e politikave të emigracionit dhe shpenzimet ushtarake.

Demokratët kanë sinjalizuar gjithashtu kundërshtimin ndaj financimeve shtesë për luftën në Iran dhe operacionet e ashpra të administratës kundër emigracionit të paligjshëm.

Humbja e shumicës në Senat e vendos Donald Trump përballë një realiteti të ri politik gjatë pjesës së mbetur të mandatit të tij presidencial.

Presidenti do të duhet të përballet me një Kongres ku demokratët kanë fituar kompetenca të rëndësishme për të kontrolluar emërimet, për të hetuar veprimtarinë e administratës dhe për të negociuar politikat kryesore të qeverisë.

Rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit tregojnë se demokratët kanë arritur të fitojnë terren edhe në shtete ku republikanët kishin ndërtuar prej vitesh një bazë të fortë elektorale.

Për Trump, kjo nënkupton se dy vitet e fundit të presidencës nuk do të zhvillohen më me të njëjtin raport forcash në Kongres, ndërsa për demokratët hapet një fazë e re e përballjes politike me Shtëpinë e Bardhë. 2 ORE ME PARE Humbja e Trump, Erdogan përballet me një kundërshtar në Senatin amerikan; demokrati fiton zgjedhjet dhe kërkon tërheqjen e F-16 Chris Pappas Fitorja e demokratit me origjinë greke Chris Pappas në zgjedhjet për Senatin amerikan merr një rëndësi të veçantë për Turqinë dhe presidentin Recep Tayyip Erdogan. Politikani 46-vjeçar, i cili mposhti republikanin John Sununu në New Hampshire më 3 nëntor, është një nga zërat më kritikë në Kongres ndaj politikave të Ankarasë në Mesdheun Lindor.

Pappas ka kundërshtuar shitjen e avionëve luftarakë amerikanë F-16 dhe F-35 Turqisë, ka kritikuar qëndrimin e Erdogan ndaj Qipros dhe ka kërkuar ndërhyrjen e Uashingtonit për të ndalur veprimet ushtarake turke në pjesën e pushtuar të ishullit.

Tashmë, pas fitores në Senat, ai do të ketë një pozicion të ri në një nga institucionet kryesore ku diskutohen dhe miratohen politikat e jashtme dhe të sigurisë së SHBA-së.

Pappas i doli kundër Erdogan për F-16-të në QiproNjë nga përplasjet më të drejtpërdrejta të Pappas me presidentin turk ndodhi në mars 2026, pas vendosjes së avionëve luftarakë turq F-16 në pjesën veriore të pushtuar të Qipros.

Kongresmeni amerikan e cilësoi këtë veprim të papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjin amerikan.

Ai akuzoi Erdogan se kishte shpërfillur vazhdimisht kufizimet ligjore të SHBA-së dhe kërkoi tërheqjen e menjëhershme të avionëve nga ishulli.

Pappas paralajmëroi se, nëse administrata amerikane nuk do të kërkonte largimin e tyre, ai do të ndërmerrte hapa së bashku me kolegët e tij në Kongres përmes një nisme legjislative.

Sipas tij, vendosja e avionëve amerikanë në territorin e pushtuar kërcënon sovranitetin e Republikës së Qipros dhe rrezikon stabilitetin e rajonit.

Kundër shitjes së F-16 dhe F-35 TurqisëQëndrimi i Pappas ndaj Ankarasë nuk është i kufizuar vetëm te çështja e Qipros.

Në shtator 2025, ai mori pjesë në një nismë dypartiake në Kongresin amerikan, përmes së cilës iu kërkua administratës Trump të mos lejonte shitjen e avionëve luftarakë F-16 dhe F-35 Turqisë pa respektimin e kufizimeve përkatëse ligjore.

Shqetësimi kryesor lidhej me faktin se Ankaraja zotëron sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400, të cilat kanë qenë një nga pikat më të nxehta të përplasjes mes Turqisë dhe SHBA-së.

Pappas, së bashku me kongresmenë të tjerë, ka argumentuar se marrëdhëniet ushtarake me Turqinë duhet të marrin parasysh sigurinë e aleatëve amerikanë në Mesdheun Lindor.

Fitorja në Senat i jep një rol të ri në politikën amerikaneChris Pappas mposhti John Sununu-n në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke siguruar vendin e lënë bosh nga senatorja demokrate Jeanne Shaheen.

Ai kishte shërbyer katër mandate në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ishte bashkëdrejtues i Grupit të Çështjeve Greke në Kongres, së bashku me republikanin Gus Bilirakis.

Gjatë karrierës së tij, ai ka mbështetur nisma për forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes SHBA-së dhe Greqisë, si dhe për mbrojtjen e interesave të Republikës së Qipros.

Në maj 2026, Pappas njoftoi avancimin e një projektligji dypartiak që synonte zgjatjen me pesë vjet të mbështetjes amerikane për trajnimin ushtarak të Greqisë.

Çfarë ndryshon për Erdogan?Zgjedhja e Pappas në Senat nuk do të thotë automatikisht ndryshim të politikës zyrtare amerikane ndaj Turqisë. Megjithatë, ajo i jep një rol të ri një politikani që ka kundërshtuar publikisht veprimet e Ankarasë dhe ka kërkuar zbatimin e kufizimeve amerikane mbi përdorimin dhe shitjen e armëve.

Për Erdogan, prania e tij në Senat do të thotë se një nga zërat kritikë ndaj politikës turke në Mesdheun Lindor do të vazhdojë të jetë pjesë e debatit në Uashington, tashmë nga një institucion me peshë të veçantë në vendimmarrjen amerikane.

Fitorja e Pappas është gjithashtu një zhvillim me rëndësi për Athinën dhe Nikozinë, të cilat kanë kërkuar vazhdimisht mbështetjen amerikane përballë veprimeve të Turqisë në rajon. 3 ORE ME PARE Goditje politike për Trump, demokratët përmbysin shumicën republikane në Kongres Zgjedhjet e ndërmjetme të 3 nëntorit 2026 ndryshojnë ekuilibrin politik në Uashington. Demokratët pritet të sigurojnë rreth 244 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, duke i dhënë fund shumicës republikane dhe duke fituar kompetenca më të gjera për mbikëqyrjen e administratës së presidentit Donald Trump... Partia Demokratike ka fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, sipas projeksionit të televizionit NBC News, pas zgjedhjeve të ndërmjetme që u zhvilluan të martën në Shtetet e Bashkuara.

Sipas analizës zgjedhore të NBC News, demokratët pritet të sigurojnë rreth 244 nga 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve, duke tejkaluar pragun prej 218 vendesh që nevojiten për shumicën. Numri përfundimtar mund të ndryshojë ndërsa vijon numërimi i votave.

Rezultati i jep Partisë Demokratike mundësinë të marrë drejtimin e komisioneve parlamentare, të zhvillojë hetime mbikëqyrëse dhe të ushtrojë kontroll më të madh mbi politikat e administratës Trump.

Sipas NBC News, shqetësimet e votuesve për koston e jetesës, politikat tregtare, emigracionin dhe luftën me Iranin ndikuan në klimën politike gjatë fushatës zgjedhore.

Me fillimin e legjislaturës së re më 3 janar 2027, demokratët do të kenë mundësi të përcaktojnë axhendën legjislative të Dhomës së Përfaqësuesve. Udhëheqësi demokrat Hakeem Jeffries pritet të marrë drejtimin e saj, ndërsa republikanët do të kalojnë në pakicë.

Megjithatë, kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve nuk u jep demokratëve mundësinë të miratojnë të vetëm ligje federale. Për këtë kërkohet edhe miratimi i Senatit dhe, në përgjithësi, nënshkrimi i presidentit.

Rezultati përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në raportet institucionale të pushtetit në Uashington, pasi administrata Trump do të përballet me një Dhomë të Përfaqësuesve të kontrolluar nga opozita gjatë dy viteve të fundit të mandatit presidencial. 3 ORE ME PARE Trump ndryshon kurs pas zgjedhjeve: Do të pranoj rezultatin, gati të bashkëpunoj me demokratët Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është i gatshëm të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA dhe të bashkëpunojë me demokratët, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë se republikanët rrezikojnë të humbasin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve… Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur gatishmërinë për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit dhe për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike, në një kohë kur numërimi i votave po nxjerr në pah humbje të rëndësishme për republikanët.

Në një intervistë për gazetën “The New York Times”, të martën në mbrëmje, Trump deklaroi se do të respektojë rezultatin e votimit, pavarësisht ndryshimeve që mund të sjellë ai në përbërjen e Kongresit amerikan.

“Jam plotësisht i gatshëm t'i pranoj këto rezultate. Do të bashkëpunojmë me demokratët dhe presim të punojmë me ta. Me shumë gjasa do të arrijmë një marrëveshje”, u shpreh presidenti amerikan.

Deklarata përbën një ndryshim në qëndrimin publik të Trump, i cili vetëm një javë përpara zgjedhjeve kishte vendosur kushte për njohjen e rezultateve.

I pyetur nëse do ta pranonte rezultatin, presidenti kishte deklaruar se do ta bënte këtë vetëm nëse zgjedhjet do të ishin të ndershme.

Qëndrimi i tij i fundit vjen ndërsa demokratët po regjistrojnë fitore në disa gara të rëndësishme elektorale. Rezultatet paraprake tregojnë se Partia Republikane mund të humbasë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa në momentin e raportimit gara për Senatin mbetej e hapur.

Marrëdhëniet me Kongresin pas zgjedhjeve

Një ndryshim i shumicës parlamentare në njërën ose në të dyja dhomat e Kongresit do të ndikonte drejtpërdrejt në aftësinë e administratës Trump për të miratuar nisma të rëndësishme ligjore.

Nëse demokratët marrin kontrollin e të paktën njërës dhomë, presidenti do të duhet të negociojë me opozitën për çështje që kërkojnë miratimin e Kongresit.

Njëkohësisht, shumica demokrate mund të forcojë mbikëqyrjen parlamentare ndaj administratës gjatë dy viteve të fundit të mandatit presidencial.

Megjithatë, Trump nuk ka sqaruar ende se në cilat fusha politike është i gatshëm të bëjë kompromise me demokratët.

Në një intervistë të veçantë për CBS News, presidenti kishte theksuar gjithashtu se mund të përdorë të drejtën e vetos ndaj projektligjeve të demokratëve, duke e paraqitur këtë kompetencë si një instrument për arritjen e marrëveshjeve politike.

Deklaratat e fundit tregojnë se Trump po shpreh gatishmëri për bashkëpunim institucional, ndërsa raporti i ri i forcave në Kongres do të përcaktojë hapësirën për marrëveshje ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe opozitës demokrate. 3 ORE ME PARE Tërmet politik në SHBA/ Demokratët i marrin Senatin Trumpit, republikanët pësojnë humbje historike Fitore historike në Teksas, Kansas dhe Karolinën e Jugut ndryshojnë ekuilibrat politikë në Uashington. Demokratët kanë siguruar kontrollin e Senatit dhe po i afrohen shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa pakënaqësia për ekonominë, luftën me Iranin dhe politikat e administratës Trump ka ndikuar në votën e amerikanëve... Partia Demokratike ka fituar kontrollin e Senatit amerikan në zgjedhjet e ndërmjetme të 3 nëntorit, duke i dhënë fund shumicës republikane dhe duke ndryshuar raportin e forcave në Uashington. Sipas Associated Press, demokratët kanë marrë gjashtë vende që më parë i kontrollonin republikanët, ndërsa po i afrohen edhe shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve.

Rezultatet shënojnë një ndryshim të rëndësishëm politik vetëm dy vjet pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Analistët e lidhin përparimin e demokratëve me pakënaqësinë për koston e jetesës, tarifat tregtare, luftën me Iranin dhe drejtimin e përgjithshëm të administratës.

Fitore historike në bastionet republikane

Një nga rezultatet më të rëndësishme u regjistrua në Teksas, ku demokrati James Talarico mundi republikanin Ken Paxton, të mbështetur nga Trump. Demokratët fituan gjithashtu vende në Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut, Kansas, Ohajo dhe Ajova.

Në Karolinën e Veriut, ish-guvernatori Roy Cooper mundi republikanin Michael Whatley, ndërsa në Karolinën e Jugut, demokratja Annie Andrews fitoi ndaj Darline Graham. Në Ohajo, Sherrod Brown siguroi rikthimin në Senat.

Demokratët ruajtën edhe vende të rëndësishme. Në Xhorxhia, Jon Ossoff fitoi një mandat të ri përballë republikanit Mike Collins, ndërsa në Nju-Hempshër, Chris Pappas mundi ish-senatorin republikan John Sununu.

Zgjedhjet sollën ndryshime edhe në garat për guvernatorë. Në Teksas, demokratja Gina Hinojosa mundi guvernatorin republikan Greg Abbott, duke u bërë guvernatorja e parë me origjinë latinoamerikane e shtetit dhe demokratja e parë që fiton këtë post që nga viti 1990. Demokratët shënuan fitore edhe në Xhorxhia, Ohajo dhe Ajova.

Demokratët synojnë edhe Dhomën e Përfaqësuesve

Ndërsa kontrolli i Senatit ka kaluar te demokratët, numërimi për Dhomën e Përfaqësuesve vijon. Partia Demokratike ka fituar më shumë se një duzinë vendesh që më parë kontrolloheshin nga republikanët, duke iu afruar shumicës prej 218 vendesh.

Përpara zgjedhjeve, republikanët kontrollonin Senatin me 53 vende, ndërsa demokratët dhe dy senatorët e pavarur që bashkëpunojnë me ta kishin gjithsej 47.

Nëse demokratët marrin edhe Dhomën e Përfaqësuesve, administrata Trump do të përballet me një Kongres të kontrolluar nga opozita gjatë dy viteve të mbetura të mandatit presidencial.

Ekonomia dhe lufta me Iranin ndikojnë në votën e amerikanëve

Sipas analizës së Associated Press dhe ekspertëve të Universitetit Northeastern, rritja e çmimeve, shtrenjtimi i karburanteve dhe lufta me Iranin kanë qenë ndër faktorët kryesorë të pakënaqësisë së votuesve.

Në qendër të kritikave kanë qenë edhe politikat e emigracionit dhe tarifat tregtare të administratës Trump. Megjithatë, analistët theksojnë se fitoret e demokratëve nuk përbëjnë domosdoshmërisht miratim të plotë të programit të tyre politik.

Presidenti Trump reagoi duke deklaruar në Truth Social se republikanët do të kishin fituar bindshëm nëse ai vetë do të ishte në fletën e votimit.

Çfarë ndryshon për Trump dhe Evropën?

Kontrolli demokrat i Senatit do të kufizojë mundësitë e presidentit për të siguruar konfirmimin e emërimeve qeveritare dhe gjyqësore. Demokratët do të kenë gjithashtu më shumë hapësirë për të zhvilluar hetime parlamentare dhe për të mbikëqyrur politikat e Shtëpisë së Bardhë.

Ndryshimi mund të ndikojë edhe në marrëdhëniet transatlantike. Analistët e Northeastern vlerësojnë se demokratët mund të kërkojnë një angazhim më të qëndrueshëm amerikan ndaj NATO-s, të ushtrojnë presion për rikthimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe të kundërshtojnë disa vendime të administratës Trump në politikën e jashtme.

Megjithatë, presidenti ruan kompetenca të gjera ekzekutive dhe mund të përdorë veton ndaj ligjeve që miraton Kongresi.

Zgjedhjet e 3 nëntorit i japin kështu administratës Trump një realitet të ri politik. Për dy vitet e ardhshme, Shtëpia e Bardhë do të duhet të përballet me një opozitë që ka fituar kontrollin e Senatit dhe po synon të marrë edhe Dhomën e Përfaqësuesve. /Përshtati Pamfleti/ zgjedhjet e mesmandatit në shb Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Amerika voton, Trump përballë provës së madhe 3 Nëntor 2026, 22:2122:21LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Revolta e studentëve, nga djegia e kazanëve te përplasjet me militantët e Berishës 31 Tetor 2026, 14:2514:25LIVE UPDATES "Të Pashoq"/ Prisni, Amerika nuk ka folur! 28 Tetor 2026, 19:2819:28LIVE UPDATES Minutë pas minute/ 3 orë protestë, nisin tensionet para Kryeministrisë 25 Tetor 2026, 17:0917:09LIVE UPDATES Protestuesit nuk dorëzohen, gaz, flakë dhe tensione në rrugët e kryeqytetit; Tirana në kolaps 24 Tetor 2026, 19:1919:19LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Tirana sërish mes gazit, ujit dhe tensioneve; përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve 24 Tetor 2026, 15:5315:53LIVE UPDATES