Lajme Zone
"Çuditërisht më gjetën dakord"/ Rama pretendon se ka zhvilluar dialog me studentët; por kush janë ata?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

"Çuditërisht më gjetën dakord"/ Rama pretendon se ka zhvilluar dialog me studentët; por kush janë ata?

Kryeministri ka publikuar një foto mbëmjen e djeshme nga tryeza e përbashkët me studentët, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh që nuk ka kaluar pa vënë në dukje ironinë e tij.

Kryeministri nuk ka treguar se kush janë ata, cilët fakulteteve i përkasin, as çfarë kërkuan studentët dhe as për çfarë ranë dakord. Rama nis dialogun me protestuesit Pas disa javësh protestash dhe refuzimesh të vazhdueshme ndaj ftesave të qeverisë për dialog, Edi Rama ka bërë publik një takim ku pretendon se është takuar me një grup studentësh, duke e paraqitur atë si një hap pozitiv drejt komunikimit me të rinjtë që kanë dalë në protestë.

Kryeministri ka publikuar një foto mbëmjen e djeshme nga tryeza e përbashkët me studentët, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh që nuk ka kaluar pa vënë në dukje ironinë e tij. “Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që ‘çuditërisht’ më gjetën dakord në jo pak nga shqetësimet e tyre”. Me këtë postim, Rama pretendon se ka gjetur gjuhën e përbashkët me një pjesë të studentëve protestues, madje pranon publikisht se është dakord me një pjesë të mirë të shqetësimeve të tyre. Megjithatë, mbetet për t'u parë se sa përfaqësues është ky takim dhe nëse dakordësia e shprehur në tryezë do të përkthehet në zgjidhje konkrete për kërkesat e studentëve. Takimi me studentët siç pretendon Rama Takimi vjen 14 ditë pas prezantimit nga Kryeministria të platformës së re “Fol me Kryeministrin”, përmes së cilës çdo qytetar mund të përcjellë shqetësimet dhe problematikat e tij drejtpërdrejt te kreu i qeverisë.

Fraza me të cilën Rama ka mbyllur postimin, “To be continued” (për të vijuar), lë të kuptohet se kryeministri synon ta kthejë këtë format komunikimi në një praktikë më të shpeshtë, duke zhvilluar takime edhe me grupe të tjera qytetarësh.

Ndërsa në postimin e tij mëngjesit të sotëm, kreu i qeverisë falënderon edhe drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodon, për punën e bërë në afrimin e të rinjve, pavarësisht bindjeve të tyre, ndërsa përcjell edhe një urim për fundjavë të qetë. “Me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet, si edhe me falenderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale. Por ky zhvillim vjen në një moment kur protesta, e nisur prej muajsh në Tiranë dhe qytete të tjera, ka shoqëruar javë të tëra tensioni politik dhe social. Në ditët e para, tubimet u shoqëruan me përplasje të forta mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, dëmtime të godinave shtetërore dhe një numër të konsiderueshëm arrestimesh, mes tyre edhe të mitur.

Gjatë gjithë kësaj kohe, ftesat e qeverisë për dialog kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa një pjesë e studentëve dhe protestuesve i kanë refuzuar ato, duke këmbëngulur te një kërkesë kryesore, dorëheqja e Edi Ramës.

Tashmë, Rama e paraqet takimin e fundit si një sukses të dialogut me studentët. Por pyetja që mbetet është nëse kemi të bëjmë me një hap real drejt zgjidhjes së shqetësimeve të tyre apo me një përpjekje të kryeministrit për të krijuar imazhin se protesta po zëvendësohet nga dialogu, ndërkohë që kërkesa për dorëheqjen e tij nuk është tërhequr nga protestuesit.

Kryeministri nuk ka treguar se kush janë ata, cilët fakulteteve i përkasin, as çfarë kërkuan studentët dhe as për çfarë ranë dakord.

rama pretendon se ka zhvilluar dialog me studentët Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Votova Lulzim Bashën dhe jo Sokol Olldashin”, Korreshi zbulon vendimin për të cilin është penduar në politikë 20 Nëntor 2026, 21:4121:41Politike Rama zgjidh qesen në prag të zgjedhjeve, 319 milionë lekë për rindërtimin në 3 Bashki 20 Nëntor 2026, 19:4819:48Politike Berisha i kërkon Celibashit zgjedhje pa identifikim elektronik; kush do ta kontrollojë votën në 2027? 20 Nëntor 2026, 19:3719:37Politike “Berisha është barra më e rëndë e opozitës”, Salianji sfidon kreun e PD: Me mua fitojmë zgjedhjet! 20 Nëntor 2026, 19:2719:27Politike “300 mijë shqiptarë nuk sigurojnë dot një vakt në ditë”, Salianji akuza Ramës: Në vend që të japë llogari, kërkon pse protestojmë! 20 Nëntor 2026, 16:3616:36Politike Raporti i shërbimit francez për depërtimin e Vëllazërisë Muslimane në Shqipëri 20 Nëntor 2026, 14:1714:17Politike