Lajme Zone
Cristiano Ronaldo hap dyert e garazhit, zbulon koleksionin e makinave luksoze
SportGazeta Tema

Cristiano Ronaldo hap dyert e garazhit, zbulon koleksionin e makinave luksoze

Cristiano Ronaldo ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa foto nga garazhi personal, ku ka shfaqur një pjesë të koleksionit të tij të makinave luksoze.

Cristiano Ronaldo ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa foto nga garazhi personal, ku ka shfaqur një pjesë të koleksionit të tij të makinave luksoze.

Në fotografitë e publikuara, ylli portugez pozon pranë disa prej automjeteve më prestigjioze që zotëron, mes tyre modele të Ferrari, Bugatti dhe Rolls-Royce.

“Lodrat e mia”, ka shkruar Ronaldo në përshkrimin e postimit, duke iu referuar me humor pasionit të tij për makinat.

Fotot u komentuan gjerësisht nga fansat, të cilët vlerësuan koleksionin e jashtëzakonshëm të 40-vjeçarit.

Pasioni i Ronaldos për makinat luksoze është i njohur prej vitesh. Ai zotëron një nga koleksionet më të pasura mes sportistëve në botë, me modele të rralla që kapin vlera shumë milionëshe.