TIRANË- Brukseli është gati të presë në familjen europiane vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët po përparojnë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.
Presidenti i Këshillit, Antonio Costa, thotë se zgjerimi i Unionit në këtë rajon është investim për sigurinë dhe paqen e Europës. Costa i bëri komentet nga Lituania, që merr drejtimin e Bashkimit Europian në fillim të vitit të ardhshëm, duke i kujtuar asaj ta shtyjë përpara procesin e zgjerimit.
Për këtë zhvillim foli në “Tirana Live” edhe analisti Artur Nura. Sipas tij, deklarata e Costës synon të sensibilizojë 27 vendet anëtare të BE-së për interesin strategjik të Europës në procesin e zgjerimit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Duke iu referuar Shqipërisë, analisti theksoi se si qytetarët, ashtu edhe mazhoranca, e kanë shprehur vazhdimisht orientimin europian të vendit.
“Antonio Costa kërkon të sensibilizojë të 27 vendet e BE për interesin strategjik të Evropës. Brukseli ka tashmë në parimet parësore interesin e tij gjeopolitik. Në rastet e Shqipërisë, si nga qytetarët, si nga mazhoranca është thënë në të gjitha raste “ne jemi Evropë”. Viti 2027 është nga ana teknike, ndërsa 2030 do të sjellë një prioritet absolut. Gjeopolitika e Brukselit po lëviz me një ritëm krejt tjetër”, tha ai./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Artur Nura

