Dinamo ka siguruar me meritë kualifikimin në raundin e tretë të Conference League, pasi mposhti bindshëm 3-0 skuadrën sllovene të Aluminij në ndeshjen e kthimit të zhvilluar të enjten në 'Elbasan Arena'. Pas barazimit 1-1 në takimin e parë, kryeqytetasit dominuan sfidën dhe vulosën kalimin në fazën e radhës, ku do të përballen me letonezët e Auda. Skuadra blu kaloi në avantazh në minutën e 24-t me Lorenco Vilën, i cili finalizoi një aksion të shpejtë pas asistimit të Hekuran Berishës. Pak para pushimit, Klevi Qefalija dyfishoi shifrat me një goditje të fuqishme nga distanca, që u devijua nga një mbrojtës kundërshtar për të përfunduar në rrjetë. Në pjesën e dytë, Dinamo vazhdoi të kontrollonte lojën dhe në minutën e 77-të vulosi fitoren me golin e Fabjan Përndrecës, i cili shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Aliji. Suksesi 3-0 i siguroi ekipit shqiptar një kualifikim të merituar në turin e tretë të Conference League. LEXO EDHE:Conference League, Ilir Daja optimist para Aluminij: Besoj te kualifikimi, Elbasani më sjell fat Edhe Shkëndija e Tetovës vazhdoi rrugëtimin evropian, duke përmbysur humbjen 2-1 të ndeshjes së parë ndaj Bravos. Tetovarët fituan 3-1 në sfidën e kthimit në Shkup dhe prenë biletën për në fazën e ardhshme të kompeticionit ku do të përballen me Hibernian. Nuk pati të njëjtin fat Ballkani. Skuadra nga Kosova triumfoi 3-2 ndaj Bohemians në "Fadil Vokrri", duke barazuar rezultatin e përgjithshëm pas humbjes 2-1 në Irlandë, por u eliminua nga pika e bardhë e penalltive. Irlandezët u treguan të pagabueshëm te penalltitë, ndërsa gabimi i vetëm i Bajram Jashanicës rezultoi vendimtar për eliminimin e suharekasve. Rrugëtimi evropian përfi edhe për Malishevën. Skuadra nga Kosova u mposht 4-1 në transfertë nga Hibernian në ndeshjen e kthimit dhe pavarësisht fitores 2-0 në sfidën e parë, nuk arriti të ruante avantazhin, duke u eliminuar nga Conference League. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Dinamo aluminij ilir daja conference league malisheva Shkëndija e Tetovës ballkani fc Auda Hibernian Komento Komente Sondazhi i ditës:
30 Korrik, 15:33
Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 62.8% I gabuar 29.7% I/e dyzuar 7.5% Vota total: 1646 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Korrik, 15:33 Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?

