Lajme Zone
Conference League, Dinamo dhe Egnatia mësojnë rivalët e mundshëm në play-off! Garë e fortë edhe për Shkëndijën e Dritën
PolitikëShqiptarja

Conference League, Dinamo dhe Egnatia mësojnë rivalët e mundshëm në play-off! Garë e fortë edhe për Shkëndijën e Dritën

Ndeshjet e para të fazës play-off do të luhen më 20 gusht dhe të kthimit më 27 gusht.

NYON - Këtë të hënë në orën 14:00 u hodh në selinë e UEFA-s shorti për fazën play-off të Conference League. Në këtë fazë mund të marrin pjesë edhe katër skuadra shqiptare, Dinamo, Egnatia, Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit, që synojnë fazën e ligës. Dinamo e Ilir Dajës garon në turin e tretë kualifikues të Conference League dhe në rast se kalon rivalët letonezë të Audas do të përballej në play-off me humbësin e çiftit Pafos vs Salzburg që garojnë në Europa League. Një përballje shumë e fortë për Dinamon që do i duhej një mrekulli për të siguruar fazën e ligës. Egnatia, e cila garon në turin e tretë kualifikues të Europa League, nëse nuk kalon Shamrock Rovers do të garonte në fazën play-off të Conference League përballë humbësve të çiftit KuPS Kuopio vs U. Craiova, me këta të fundit që ashtu si Egnatia garojnë në Europa League. LEXO EDHE:Europa League/ Hidhet shorti i fazës 'play-off', Egnatia 'peshkon' norvegjezët e Lillestrom nëse kualifikohen kundër Shamrock Rovers Drita e Gjilanit nëse kalon Tre Fiori do të përballej në play-off me fituesin e çiftit Flora Tallinn vs Inter Escaldes. Ndërkohë, Shkëndija e Tetovës luan kundër Hibernian në turin e tretë kualifikues të Conference League dhe në rast suksesi do të përballej në play-off me fituesin e çiftit IFK Goteborg vs Gent. Ndeshjet e para të fazës play-off do të luhen më 20 gusht dhe të kthimit më 27 gusht. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Shkëndija e Tetovës Drita egnatia Dinamo conference league nyon uefa Komente Komento Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.2% 100 bashki (PD) 16.3% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 4396 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?