Dinamo është mposhtur me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e parë të fazës së tretë kualifikuese të Conference League kundër Auda-s. Në Letoni loja ishte thuajse e barabartë. Madje rastet më të pastra ishin për skuadrën shqiptare, por një gol spektakolar falë cilësive individuale të Diedhiou i dha fitoren Auda-s. Afrikani realizoi në minutën e 65, ndërsa në vijim situata u rëndua për Dinamon pasi Përndreca la skuadrën me 10 lojtarë. Megjithatë humbja minimale lë shpresa për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Elbasan Arena. Më 13 gusht Dinamo pret Auda-n, me premtimin se në Shqipëri do të finalizojë disa nga rastet e shumta të krijuara në ndeshjen e parë. LEXO EDHE:Conference League/ Dinamo sfidon sot Audan në Riga, Ilir Daja: Kualifikimi vendoset në Shqipëri! Vila: Ky është momenti ynë R.Xh/Shqiptarja.com TAG: sport futboll Dinamo Auda letoni elbasan arena Komente Komento Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.4% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 26.6% Vota total: 5670 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

