Como ka korrur një fitore të madhe në Champions League kundër Manchester United. Një javë pasi u mposhtën në transfertën e Feyenoord, të besuarit e Fabregas mposhtën 4-1 Manchester United në ndeshjen e tretë të grupit në Champions League. Në stadiumin e liqenorëve u deshën vetëm 2 minuta për të parë golin e parë. Nico Paz zhbllokoi shifrat me një supergol, duke i hapur rrugën fitores së madhe edhe pse pjesa e parë përfi me këtë rezultat. Në pjesën e dytë Douvikas dhe Nico Paz sërish i dërguan shifrat në 3-0 para se Ramon të vuloste kapitullimit e anglezëve. LEXO edhe...Champions/ Paris SG mposht Barcelonën pas spektaklit me 6 gola, Pilo i shënon M.City-t! 3 pikët e para për Romën e Napolin (VIDEO) Vetëm në shtesë ‘djajtë’ arritën të realizonin golin e flamurit me Zirkzee-n dhe njëkohësisht vulosën edhe shifrat përfundimtare. Për United kjo ishte humbja e dytë radhazi në Champions pas asaj një javë më parë kundër Atletico Madrid, ndërsa italianët u ngjitën në kuotën e 6 pikëve pas 3 ndeshjeve, duke rritur ndjeshëm shanset për kualifikim mes 24 skuadrave. Në të njëjtën orë, duke nisur nga 18:45, luajti edhe Galatasaray që ia doli të fitojë 2-4 në fushën e Lille. Për turqit ishin 3 pikët e para në Champions League, ndërsa Lille mbetet me 0 pikë pas 3 ndeshjeve. Ne.k./ReportTv.al Nico Paz champions league como Manchester City galatasaray Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 78.1% Disi 3.1% Vota total: 10285 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

