“Parzmore e dhunës”!, kështu e ka quajtur kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha Kuvendin, në një kohë që sipas tij jashtë godinës po dhunohen qytetarët të cilët protestojnë kundër reformës territoriale, reformë që pritet të votohet sot nga PS me forcën e kartonëve. “Parlamenti, një dhunë dhe terror i paparë ka shpërthyer ndaj qytetarëve që sot protestojnë në mbrojtjen e Kushtetës së vendit. Një dhunë e paparë ka shpërthyer ndaj të rinjve, burrave dhe grave të mbledhur nga e gjithë Shqipëria. Kërkoj stop dhunës ndaj protestuesve, kërkoj që të pranohen dhe të dëgjohen në Parlament. Janë përfaqësues nga të gjitha partitë. E kuptoni se çfarë ndodh, ka 54 udhëtime të regjistruara me Begon e etij. A mund të kishte një vend në botë që mbante në Parlament shoqëruesin e një super trafikanti që i mori mbiemrin trafikantit. Ajo çoi burrin në SPAK sot…Olta. Jeni marrë , çdo ministër me kontrabandë, edhe vetë Olta. Oltat, Lubitë mund të kenë interesa të tjera për interesave kriminale të klanit? Është absurde…Ju garantoj që fatin e Edi Ramës do kesh, të ka marrë si letër të fundit…Këtij Demos ia kam fjalën dhe mendon se dhunë do t’i ndalë. Çfarëdo që të bëni nuk do të shpëtoni, jeni të marrë fund”, tha Berisha. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
