Lajme Zone
Çmontohet skema e mashtrimit financiar, 7 të arrestuar e 4 milionë euro dëm/ SPAK dhe Policia e Shtetit pjesë e operacionit ndërkombëtar
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Çmontohet skema e mashtrimit financiar, 7 të arrestuar e 4 milionë euro dëm/ SPAK dhe Policia e Shtetit pjesë e operacionit ndërkombëtar

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë marrë pjesë në një operacion të gjerë ndërkombëtar kundër një rrjeti kriminal të dyshuar për mashtrimin e qytetarëve në vende të ndryshme të botës përmes platformave të rreme të investimeve online.

Operacioni, i mbështetur nga Europol dhe Eurojust, është zhvilluar në disa vende të Europës dhe ka çuar në arrestimin e 7 personave, sekuestrimin e mbi 100 serverëve dhe kontrollin e 17 ambienteve. Sipas hetimeve, dëmi financiar i shkaktuar nga kjo skemë dyshohet se kalon 4 milionë euro.

Kjo është faza e fundit e një hetimi ndërkombëtar që ka nisur prej disa vitesh, ndërsa arrestime dhe kontrolle të tjera janë kryer edhe në vitet 2022 dhe 2025. Nga hetimet është zbuluar edhe një kompani me bazë në Qipro dhe Izrael, e dyshuar se u siguronte grupeve kriminale platforma dhe faqe interneti të rreme për të mashtruar qytetarët. Klientë të dyshuar të kësaj kompanie janë identifikuar edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Skema funksiononte përmes premtimeve për fitime të mëdha nga investimet në kriptomonedha, valuta të huaja dhe aksione. Fillimisht, qytetarëve u shfaqeshin fitime të rreme për t’i bindur se investimet po jepnin rezultat. Më pas, përmes presionit psikologjik, ata nxiteshin të investonin shuma gjithnjë e më të mëdha parash.

SPAK është pjesë e dy ekipeve të përbashkëta hetimore pranë Eurojust. Njëri ekip bashkëpunon me Gjermaninë dhe Poloninë, ndërsa tjetri me Kosovën, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të aktivitetit të këtij rrjeti kriminal. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet mashtrim financiaroperacionPolicia e shtetitSPAK