Lajme Zone
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri! Nga qershori deri më tani është shtrenjtuar me 30%


Një litër naftë më pakicë po kushton 229 lekë, ndërsa benzina me 219 lekë. Këto janë çmimet më të larta me të cilat po përballen qytetarët që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme. Aktualisht në vend, nuk ka asnjë masë nga institucionet për të mbrojtur qytetarët nga ky shtrenjtim.

Me 30% është rritur çmimi i naftës brenda më pak se tre muaj. Nga 176 lekë që kushtonte një litër naftë më 19 qershor kur qeveria vendosi të ndërpresë funksionimin e Bordit të Transparencës, sot në pikat e pakicës po shitet me 229 lekë litri. Po ashtu është shtrenjtuar edhe benzina, e cila po u kushton xhepit të qytetarëve 219 lekë për litër nga 166 lekë që ishte në qershor. Pra është rritur me rreth 32% gjatë kësaj periudhe kohore. LEXO edhe...Strehim me kredi të buta/ Ibrahimaj: Jo program elektoral, miratohet në tetor! S’ka rikthim të Bordit të Transparencës (VIDEO) Ky shtrenjtim ka ardhur për shkak të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, që ka goditur rrugët kryesore të transportit, duke sjellë rënie të fortë të anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit. Këto janë çmimet më të larta me të cilat po përballen qytetarët, në kushtet kur në fuqi nuk ka asnjë masë për t’i mbrojtur nga një shtrenjtim i mëtejshëm. Vendi shpërndahu Bordin e Transparencës më 19 qershor, pas 37 vendimeve që mori që kur u ngrit të mars, menjëherë pasi në vend nisën të rriteshin çmimet prej luftës. Po kështu janë shfuqizuar edhe masat e përkohshme për uljen e akcizës dhe të TVSH-së. Pak ditë më parë ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se Bordi është vetëm për ndërhyrje afatshkurtra në treg. Ndërkohë të dhënat e INSTAT tregojnë se në gusht çmimet e transportet janë rritur me 12%, shifra më e lartë e regjistruar që nga koha e luftës në Ukrainë. Aktualisht nafta bruto po kushton mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa në momente të caktuara ka arritur deri në 109 dollarë. Ndonëse çmimet janë rritur, konsumi i karburantit arriti rekord në gusht me 80 mijë tonë të importuara në një muaj, i ndikuar edhe prej sezonit turistik. Ndërsa si periudhë 8-mujore të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave tregojnë se janë importuar 488 mijë tonë karburant. Xh.K/E.H/ReportTv.al nafte rritja e cmimit të naftës Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 6977 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?