Lajme Zone
Çmimi i naftës rrit inflacionin/ Arrin 3,4 përqind, tejkalon objektivin e Bankës së Shqipërisë
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Çmimi i naftës rrit inflacionin/ Arrin 3,4 përqind, tejkalon objektivin e Bankës së Shqipërisë

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e mesme ka rikthyer përsëri efektin e rritjes së çmimeve  të cilat janë reflektuar edhe në Shqipëri.

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e mesme ka rikthyer përsëri efektin e rritjes së çmimeve të cilat janë reflektuar edhe në Shqipëri.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë muajit korrik niveli I çmimeve në vend pësoi rritje I ndikuar nga karburantet, qiratë dhe ushqimet.

Ndërsa inflacioni në muajin korrik 2026 arriti në 3.4%, nga 2.5% që ishte në të njëjtin muaj të një viti më parë. Po ashtu rritje vërehet edhe nëse shohim nivelin e inflacionit një muaj më parë.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,18%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 0,83% dhe çmimet e grupit “Transporti” me 0,52%.

Kjo pasi gjatë muajit korrik u regjistrua një tjetër shtrenjtim i çmimit të karburanteve e ndikuar nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme duke u shitur me rreth 215 lekë për litër .

Ndwrkohw turizmi dhe rritja e kërkesës për apartamente me qira në platformat Booking apo AirBnB, ka ndikuar në shtrenjtimin e qirave, në korrik.

Pavarësisht rritjes së inflacionit Banka Qendrore e la të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5% duke argumentuar se kjo situatë do të jetë afatshkurtër. Megjithatë kur inflacioni rritet mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë që është 3%, ky institucion reagon për të stabilizuar nivelin e çmimeve.

Ajo mund të shtrëngojë politikën monetare duke rritur normën bazë të interesit, çka shton kostot e kredive, frenon kërkesën për kredi dhe forcon lekun. Por gjithçka tashmë do të varet nga ecuria e nivelit të inflacionit në muajt në vijim. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet