Lajme Zone
Çmimi i naftës, Enno Bozdo: Situata është emergjente, qeveria të ndërhyjë me lehtësira fiskale
EkonomiBalkanWeb

Çmimi i naftës, Enno Bozdo: Situata është emergjente, qeveria të ndërhyjë me lehtësira fiskale

Çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur nivele rekord, duke rënduar jo vetëm ekonomitë familjare, por edhe sektorin prodhues dhe atë të shërbimeve. Përmes një deklarate, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, e ka cilësuar situatën emergjente dhe i ka kërkuar qeverisë të ndërhyjë menjëherë me lehtësime fiskale. Sipas tij, nafta po tregtohet në rreth 229 lekë për litër, ose afërsisht 2.5 euro për litër, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në rajon.

Çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur nivele rekord, duke rënduar jo vetëm ekonomitë familjare, por edhe sektorin prodhues dhe atë të shërbimeve. Përmes një deklarate, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, e ka cilësuar situatën emergjente dhe i ka kërkuar qeverisë të ndërhyjë menjëherë me lehtësime fiskale. Sipas tij, nafta po tregtohet në rreth 229 lekë për litër, ose afërsisht 2.5 euro për litër, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në rajon. Bozdo shprehet se çmimi në Shqipëri është rreth 30% më i lartë se mesatarja rajonale dhe mbi mesataren e Bashkimit Evropian, e cila sipas të dhënave të cituara prej tij ishte rreth 2 euro për litër më 7 shtator 2026. Ai referon gjithashtu një mesatare botërore prej rreth 1.4 euro për litër dhe një mesatare prej 2.03 eurosh për litër për BE-në. Sipas deklaratës së Bozdos, Shqipëria ndodhet në grupin e vendeve më të shtrenjta të Evropës për çmimin e naftës, ndërsa çmimi është rreth 55–60% mbi mesataren botërore. Sipas Bozdos, vendet e rajonit kanë ndërmarrë masa për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të karburanteve. Ai përmendi Serbinë, e cila ka ulur përkohësisht akcizat mbi benzinën dhe naftën, ndërsa Maqedonia e Veriut ka ulur TVSH-në për karburantet nga 18% në 10%. Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina kanë përdorur në periudha të ndryshme ulje të akcizave dhe kufizime të marzheve për të mbajtur nën kontroll çmimet. Bozdo akuzoi gjithashtu qeverinë shqiptare se përfiton më shumë të ardhura nga rritja e çmimit të naftës, ndërsa familjet dhe bizneset përballen me kosto më të larta. Ai tha se gjatë krizës së mëparshme të naftës, qeveria shqiptare arkëtoi rreth 15 milionë euro më shumë, duke argumentuar se këto të ardhura duhej t’i ktheheshin ekonomisë dhe familjeve përmes mekanizmave lehtësues. Përballë situatës aktuale, Partia Demokratike i kërkon qeverisë të ndërhyjë menjëherë për të ulur barrën fiskale mbi karburantet.

DEKLARATA E PLOTE:

Këto ditë, çmimi i diezelit/karburantit në Shqipëri ka arritur nivele rekord, të papërballueshme për ekonominë tonë familjare por edhe atë prodhuese, duke u tregtuar me rreth 229 lekë për Litër, ose ndryshe rreth 2,5 euro për litër.

Ky nivel e vendos Shqipërinë:

Si vendin me çmimin më të lartë të diezelit në rajon, rreth 30% mbi mesataren rajonale;

Mbi mesataren e Bashkimit Evropian, ku çmimi mesatar i dizelit ishte 2 €/L (më 7 shtator 2026)

Mesatarja botërore: 1,4 euro/L

Mesatarja në BE‑27: 2,03 €/L

Sipas të dhënave globale (Global Petrol Prices, Fuel Ëide), Shqipëria:

është në grupin e 5 vendeve më të shtrenjta në Evropë për diezel, bashkë me Monakon, Finlandën, Gjermaninë, Holandën dhe Danimarkën.

ka çmim diezeli dukshëm mbi mesataren evropiane dhe rreth 55–60% mbi mesataren botërore

Për krahasim, në të njëjtën periudhë çmimet e dizelit në vendet fqinje janë:

Serbi: rreth 2,00 €/L ose 18% me lire se ne Shqiperi;

Kosovë: rreth 1,76 €/L ose 32% me lire se nje Shqiperi;

Maqedoni e Veriut: rreth 1,6 €/L ose 41% me lire se nje Shqiperi;

Mal i Zi: rreth 1,87 €/L ose 20% me lire se nje Shqiperi;

Bosnjë‑Hercegovinë: rreth 1,7 €/L ose 27% me lire se nje Shqiperi;

Arseyeja kryesore sot e çmimeve kaq të larta të dieselit në Shqipëri është ngarkesa shumë e lartë fiskale: shqiptarët paguajnë taksa afërsisht dyfishin e rajonit, dhe nuk marrin në këmbim atë që meritojnë!

Në çmimin final të dizelit në Shqipëri, ngarkesa fiskale përbën rreth 53% (afërsisht 1,00–1,16 €/L taksa për litër), përfshirë:

akcizën fikse (~0,41 €/L),

taksën e qarkullimit,

taksën e karbonit, dhe

TVSH‑në 20% që aplikohet mbi çmimin total, pra edhe mbi taksat e tjera.

Në vendet e rajonit, barra fiskale mbi dizelin është dukshëm më e ulët, zakonisht rreth 35% e çmimit final. Kjo do të thotë se, për të njëjtin çmim ndërkombëtar të naftës, qytetarët dhe bizneset në Shqipëri paguajnë taksa afërsisht dyfishin e rajonit për litër dizel.

Ajo që e veçon Shqipërinë përsëri, në dallim me vendet e tjera të rajonit dhe të BE-së, është mungesa totale e masave lehtësuese, ndërsa të gjitha vendet e rajonit kanë vepruar me ndërhyrje fiskale lehtësuese:

Serbia ka ulur përkohësisht akcizat mbi benzinën dhe diezelin,

Maqedonia e Veriut ka ulur TVSH‑në për karburantet nga 18% në 10%, për të zbutur ndikimin e çmimeve të larta.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja kanë përdorur në periudha të mëparshme ulje akcizash dhe kufizime marzhesh, duke mbajtur çmimet më të ulëta se në Shqipëri.

Nuk mund të mos përmendim këtu edhe në argument tjetër: ndërsa çmimet e dieselit rriten, ndërsa qytetarët paguajnë më shtrenjtë nga xhepi i tyre, qeveria fryhet. Nga kriza e mëparshme e naftës, qeveria shqiptare arkëtoi rreth 15 milionë euro më shumë në xhepat e saj, në mënyrë të pamerituar. Asnjë qeveri normale nuk i mban këto para, por gjen mekanizmat për t`ia kthyer ato ekonomisë dhe familjeve. Sepse asnjë qeveri e përgjegjshme nuk pranon të majmet, kur popullata e saj varfërohet!

Të nderuar qytetarë,

Përballë kësaj situate të paprecedentë, që nuk dihet se si dhe se kur do të zgjidhet, dhe që realisht ka tronditur tregjet në të gjithë vendet, të gjitha qeveritë në botë kanë zgjedhur një apo disa mekanizma lehtësimi të cilat i aplikojnë mbi strukturën/ngarkesën fiskale të çmimit të dieselit, për të lehtësuar, me aq sa kanë mundësi, çmimin e lartë të dieselit i cili, ka ndikim jo vetëm në ekonomitë familjare të secilit prej nesh, por mbi të gjitha në ekonominë prodhuese dhe atë të shërbimeve.

Për këtë qëllim, Partia Demokratike i kërkon me këmbëngulje qeverisë të lehtësojë menjëherë ngarkesën fiskale mbi karburantet. Në veçanti, ne i qëndrojmë propozimit tonë të eleminimit të taksës mbi qarkullimi dhe uljes së përkohëshme të akcizës, kombinim ky që do ta sillte çmimin e dieselit në Shqiperi në mesataren e rajonit.

Më duhet të rikujtoj këtu se cdo inisiativë ligjore e Partisë Demokratike për një propozim të tillë, është rrëzuar me votat e Partisë Socialiste në Kuvend!

Cdo refuzim i mëtejshmë i këtyre nismave si dhe cdo këmbëngulje në pozicionin e papërgjegjshmërisë, do të sjellë pasoja shumë të rënda për të gjithë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb