Lajme Zone
Çmimi i naftës dhe “çmimi” i të vërtetës/ Kushton 29 për qind më shtrenjtë, por qeveria heq taksën nga një janari
PolitikëABC News Albania

Çmimi i naftës dhe “çmimi” i të vërtetës/ Kushton 29 për qind më shtrenjtë, por qeveria heq taksën nga një janari

Nafta në Shqipëri  në pikat e tregtimit me pakicë shitet me 207 lekë  për litër ose 2.29  euro.

Nafta në Shqipëri në pikat e tregtimit me pakicë shitet me 207 lekë për litër ose 2.29 euro.

Ndërsa nga të dhënat zyrtare në Kosovë një litër naftë shitet aktualisht me 1.78- 1.80 euro për litër.

Pra me një përllogaritje të thjeshtë rezulton se çmimi I naftës në vendin tonë rezulton 29 % më I shtrenjtë se në Kosovë. Kjo shifër tregon se deklarata e Kreut të selisë blu nuk është korrekte kur deklaron se Shqipëria e ka naftën 40 % më të shtrenjtë se në Kosovë. Por kjo diferencë do të zbehet ndjeshëm duke nisur nga 1 janari.

Për tu ardhur në ndihmë qytetarëve qeveria ka vendosur që të heqë taksën e qarkullimit e cila aplikohet për litër nafte që është 32 lekë për litër .

Kjo konfirmon se barra fiskale mbi karburantin në Shqipëri luan rol të rëndësishëm në diferencën e çmimit.Në kët mënyrë që prej 1 janarit Shqipëria do të heqë taksën e qarkullimit duke e ulur automatikisht cmimin e naftës.

Nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se nafta në Shqipëri pas një muaji do të kushtojë 175 leke per liter ose rreth 1.94 euro.

Në këtë mënyrë çmimi i naftës do të jetë pothuajse I njëjtë me atë në Kosovë ku aktualisht nuk aplikohet taksë qarkullimi për litër naftë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet