Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Çmimi i lartë i naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës dhe uljen 20% të akcizës! Miratohet pr.ligji për ‘krijimin e rezervës hidrokarbure’, në dorë të shtetit


Tre muaj pas shpërndarjes, qeveria rikthen sërish bordin e Transparencës. Në përgjigje të shtrenjtimit të karburantit me gati 30% nga muaji qershor, qeveria do të ulë me 20% akcizën sa herë që çmimi i naftës kapërcen 220 lekë/litër, dhe benzina mbi 200 lekë. Këshilli i Ministrave miratoi edhe projektligjin për krijimin e rezervës së naftës për 3 muaj.

Më 19 qershor, pas 3 muajve në fuqi, qeveria shpërndau bordin e Transparencës. Sot, pas 3 muajsh, kur çmimi i naftës ka arritur në 229 lekë për litër dhe benzina 219 lekë, qeveria rikthen Bordin, për të caktuar çmimet e karburantit në vend “Afati është deri në përfundimin e vlerësimit tonë mbi nevojën për të pasur bordin”, tha Ibrahimaj. Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se paralelisht, do të ulet me 20% edhe akciza për karburantin sa herë që çmimi i naftës me pakicë do të kalojë 220 lekë për litër, dhe i benzinës mbi 200 lekë. LEXO EDHE:Bonusi mujor për pensionistët dyfishohet nga 1 janari 2027, Ibrahimaj: Objektivi ynë pension minimal 40 mijë lekë deri në 2030 (VIDEO) “Duke qenë se kemi marrë një vendim paraprakisht, ku sa herë çmimi të kalojë 220 lekë, ne do të aktivizojmë një mekanizëm, për reduktimin e akcizës me qëllim që çmimi të reduktohet, mekanizmi i vetëm me të cilin ne mund të aktivizonim këtë mekanizëm, ishte ringritja e bordit të Transparencës”. tha Ibrahimaj. Me këtë reduktim vlera e akcizës në një litër naftë dhe benzinë ulet në 31.5 lekë nga 38.8 lekë që është kjo taksë. Përveç akcizës, ulet automatikisht edhe TVSH-ja që është taksa fre që paguhet në një litër naftë. Në tre muaj që ishte në fuqi Bordi i transparencës nga marsi deri në qershor, ndërhyri në treg 37 herë. Gjithashtu qeveria ka miratuar edhe projektligjin për rezervën e sigurisë hidrokarbure, duke e kaluar nga privati, te shteti. “Mbajtja e rezervës së hidrokarbureve është kur në treg ka pasiguri për produktin, apo kur produktet në treg mungojnë. Ky ligj i ri krijon detyrimin e ruajtjes së rezervës, duke e menaxhuar dhe e hedhur herë pas here në treg për të mos humbur cilësitë ekonomike”, tha ministri i Energjetikës, Enea Kakaraçi. Rezerva e naftës duhet të garantojë për të paktën 90 ditë furnizim, ndërsa detajet e sigurimit të sasisë së naftës do të caktohen me VKM. Kjo rezervë shtetërore do të menaxhohet, administrohet, magazinohet dhe shitet nga Autoriteti për Rezervën e Sigurisë të Naftës. Share SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: nafte Enea Karakaçi rritja e cmimit të naftës bordi i transparences Delina Ibrahimaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 7.1% Të gabuar 88.6% Nuk e di 4.3% Vota total: 211 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?