Lajme Zone
Çmimet e naftës nisin të bien, vendimi për lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat jep efekt
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Çmimet e naftës nisin të bien, vendimi për lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat jep efekt

Çmimet e naftës kanë nisur të bien pas vendimit për lirimin e 100 milionë fuçive naftë nga rezervat, bëri të ditur kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol.

Çmimet e naftës kanë nisur të bien pas vendimit për lirimin e 100 milionë fuçive naftë nga rezervat, bëri të ditur kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol. “Bëmë sot një hap sa i përket naftës. U zhvillua një takim me liderë botërorë dhe njoftuam se do të nisim sërish vënien në dispozicion të 100 milionë fuçive naftë”, deklaroi Birol.

Sipas tij, vendimi ka dhënë tashmë efekt në tregje, me çmimet që kanë nisur të bien. Birol shprehu shpresën se kjo masë do të jetë një hap pozitiv si për ekonominë globale, ashtu edhe për Turqinë.

Deklaratat u bënë në Stamboll gjatë një konference për financimin e transformimit energjetik dhe rrugën e Turqisë drejt COP31, konferencës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike. Top Channel