Lajme Zone
Çlirimi i Tiranës/ Nderohen dëshmorët, në homazhe drejtues të PS, veteranë e familjarë të të rënëve
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Çlirimi i Tiranës/ Nderohen dëshmorët, në homazhe drejtues të PS, veteranë e familjarë të të rënëve

Me rastin e 82-vjetorit të Çlirimit të Tiranës, janë zhvilluar homazhe për të kujtuar dhe nderuar dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e kryeqytetit.

Me rastin e 82-vjetorit të Çlirimit të Tiranës, janë zhvilluar homazhe për të kujtuar dhe nderuar dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e kryeqytetit.

Në homazhe morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, nënkryetarja e Kuvendit Evis Kushi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, si dhe ministra, veteranë dhe familjarë të dëshmoreve.

Në mesazhin e tij, ministri Ervin Demo tha se sakrifica e atyre që luftuan për çlirimin e Tiranës duhet të kujtohet jo vetëm në ditë të tilla, por edhe përmes punës së përditshme për qytetin. Ministri theksoi se institucionet kanë përgjegjësinë të kujdesen për Tiranën dhe banorët e saj, duke dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe duke punuar për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Demo theksoi se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet sigurisë së fëmijëve dhe mbështetjes së familjeve.

Ministri foli edhe për rëndësinë që ka njohja e historisë së Tiranës nga brezat e rinj.

Ai u shpreh se të rinjtë duhet të dinë sakrificat që janë bërë për lirinë e qytetit.

Në fund, Demo theksoii se kujdesi për Tiranën dhe krijimi i kushteve më të mira për të jetuar e ndërtuar të ardhmen janë mënyra e më e mirë për të nderuar ata që dhanë jetën për çlirimin e saj. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet clirimi i tiranesErvin Demo