Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë një kujtim të veçantë nga fëmijëria e saj, duke rikthyer vëmendjen te rrënjët shqiptare dhe gjuha me të cilën është rritur.
E pyetur se cila ishte shprehja shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj, artistja është përgjigjur me humor: “Çka ka me hangër?”, duke iu referuar pyetjes së zakonshme që bëhej në shtëpi për ushqimin, veçanërisht për darkën.
Dua ka treguar gjithashtu se shqipja ishte gjuha e saj e parë, një detaj që pasqyron lidhjen e saj me kulturën dhe traditat familjare shqiptare.
Pavarësisht suksesit ndërkombëtar dhe jetës mes vendeve të ndryshme, këngëtarja vazhdon të shfaqë krenari për origjinën e saj. Edhe një pyetje e thjeshtë e dëgjuar në familje mjafton për të rikthyer kujtimet e fëmijërisë.

