Lajme Zone
ÇIM PEKA LIVE/ Prishtinë, përplasje mes qytetarëve dhe policisë
BotëSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

ÇIM PEKA LIVE/ Prishtinë, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Për të katërtën herë, banorët e fshatit Burimas janë përplasur me policinë, pasi tentuan të ndalojnë punimet për ndërtimin e ujësjellësit të fshatit Zvezdë. Banorët bllokuan rrugën, por policia i largoi forcërisht prej saj. Banorët e fshatit Burimas thonë se projekti parashikon që fshati Zvezdë të furnizohet me ujë nga pusi, që, sipas tyre, është ndërtuar privatisht dhe nuk është në pronësi të Ujësjellësit të Korçës.

Për të katërtën herë, banorët e fshatit Burimas janë përplasur me policinë, pasi tentuan të ndalojnë punimet për ndërtimin e ujësjellësit të fshatit Zvezdë. Banorët bllokuan rrugën, por policia i largoi forcërisht prej saj. Banorët e fshatit Burimas thonë se projekti parashikon që fshati Zvezdë të furnizohet me ujë nga pusi, që, sipas tyre, është ndërtuar privatisht dhe nuk është në pronësi të Ujësjellësit të Korçës. Banorët e fshatit Burimas në Maliq janë përplasur përsëri me Policinë e Shtetit, gjatë protestës që zhvilluan këtë të hënë kundër projektit të ujësjellësit të fshatit Zvezdë.Lexo edhe:SYRI TV/ Has, fluks në qendrën shëndetësore, mjeku: Probleme nga virozat e stinës Për herë të katërt brenda pak ditëve, banorët bllokuan rrugën e fshatit dhe makineritë që po hapin kanale për shtrimin e tubacioneve, duke mos lejuar kryerjen e punimeve. Por protesta e banorëve u përball me forcën e policisë, e cila ndërhyri duke i larguar nga rruga. Edhe këtë herë, banorët kundërshtuan projektin e ujësjellësit të Zvezdës, pasi Ujësjellës-Kanalizime Korçë ka vendosur të shfrytëzojë pusin e Burimasit, i cili është hapur privatisht nga banorët e këtij fshati. Në protestë janë bashkuar edhe banorë të Zvezdës, të cilët shprehen se nuk duan që problemi i furnizimit me ujë të kthehet në një konflikt mes dy fshatrave. Banorët e Burimasit paralajmërojnë se protestat do të vijojnë deri në gjetjen e një zgjidhjeje. Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të zgjidhur konfliktin dhe për të garantuar furnizimin me ujë të të dyja komuniteteve, pa prekur burimin e Burimasit.