Lajme Zone
ÇIM PEKA LIVE/ Kush e tradhtoi UÇK-në?
PolitikëSyri

ÇIM PEKA LIVE/ Kush e tradhtoi UÇK-në?

Gjashtë vite pas tërmetit të vitit 2019, 8 familje në pallatin 27, në lagjen Sanxhak, vijojnë të jetojnë mes lagështirës, ujit dhe kushteve të vështira.

Gjashtë vite pas tërmetit të vitit 2019, 8 familje në pallatin 27, në lagjen Sanxhak, vijojnë të jetojnë mes lagështirës, ujit dhe kushteve të vështira. Pallati, i cili sipas banorëve duhej të rindërtohej nga themelet, një vit më parë ka përfunduar vetëm me ndërhyrje në fasadën e jashtme. Brenda banesave, problemet kanë mbetur të pazgjidhura. Sipas banorëve, për këtë pallat janë investuar mbi 1 miliard lekë, ndërsa ata pretendojnë se punimet e kryera nuk përbëjnë as një të katërtën e asaj që duhej të ishte realizuar.Lexo edhe:Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot Banorët tregojnë mes lotësh se janë ankuar vazhdimisht pranë Bashkisë, por thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete. Në mbështetje të banorëve ishin edhe deputeti Kastriot Piroli dhe kryetari i PD-së, Edmond Shkoza, të cilët dëgjuan shqetësimet e familjeve dhe kërkuan ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse. Banorët kërkojnë që pas gjashtë vitesh pritje, pallati të mos mbetet vetëm me një fasadë të re, por të rikthehet në kushtet në të cilat u ishte premtuar se do të rindërtohej.