Nëntori është një muaj ideal për të kërkuar diell, me plazhe dhe hotele më të qeta, më pak turistë dhe shpesh çmime më të favorshme përpara sezonit të Krishtlindjeve. Në shumë destinacione, moti është gjithashtu i qëndrueshëm: sezoni i musoneve në Azi ka përfunduar, ndërsa rreziku më i madh nga uraganet në Atlantik ka kaluar. Për temperatura 19–24°CLexo edhe:TEG i jep sërish hapësirë ideve të studentëve në edicionin e pestë të Riciklo Kreativ Malta: 20°C Malta ofron histori, arkitekturë dhe det. Kryeqyteti Valletta ruan një atmosferë mesjetare, ndërsa St Julian’s dhe Sliema kanë hotele komode. Tenerife: 21°C Ishujt Kanarie janë ndër zgjedhjet më të sigurta për diellin e dimrit. Tenerife kombinon plazhet e Costa Adejes me peizazhet vullkanike, shtigjet e malit Teide dhe restorantet e SantaCruz-it. Los Anxhelesi: 22°C Qyteti ofron mot të ngrohtë, plazhe dhe një gamë të madhe atraksionesh. Hollywood-i, muzetë dhe Santa Monica janë ndër pikat kryesore. Marrakeshi: 22°C Për të shijuar diellin nuk nevojitet domosdoshmërisht plazhi. Marrakeshi ofron tregje tradicionale, riade, arkitekturë islame dhe temperatura të këndshme gjatë nëntorit. Australia e Jugut: 24°C Adelaide është qendër kulture dhe arti, ndërsa Kangaroo Island është ideale për adhuruesit e natyrës dhe kafshëve të egra. Zona e Barossa Valley-s është e njohur për verërat e saj. Për temperatura 25–29°C Buenos Aires: 25°C Kryeqyteti argjentinas ndërthur kulturën, muzetë, lagjet karakteristike, baret dhe gastronominë. Palermo, San Telmo, Recoleta dhe La Boca janë ndër zonat më interesante. Florida: 27°C “Sunshine State” ofron ngrohtësi gjatë gjithë vitit dhe rreth 2160 km vijë bregdetare. Miami, Fort Lauderdale, Tampa dhe Jacksonville janë ndër destinacionet kryesore. Bahamas: 28°C Qindra ishuj dhe gjire me ujëra bruz krijojnë kushtet perfekte për një arratisje tropikale. Nëntori sjell ditë me diell dhe temperatura të ngrohta. Mozambiku: 29°C Përveç kryeqytetit Maputo dhe parqeve të safarit, Mozambiku njihet gjithnjë e më shumë për vijën e tij bregdetare prej rreth 2288 km në Oqeanin Indian. Gadishulli Jukatan, Meksikë: 29°C Këtu kombinohen plazhet e Karaibeve me historinë e qytetërimit maja. Kankuni, Tulum, Koba dhe Chichen Itza ofrojnë një përzierje të pushimeve dhe eksplorimit kulturor. Për temperatura mbi 30°C Antigua: 30°C Ishulli njihet për rreth 365 plazhe, një për çdo ditë të vitit. Resortet buzë detit janë ideale për një arratisje nga dimri europian. Kamboxhia: 30°C Përveç historisë së Phnom Penh-ut, Kamboxhia ofron kompleksin madhështor të tempujve Angkor në Siem Reap dhe resorte bregdetare në jug. Gambia: 33°C Ky vend i vogël i Afrikës Perëndimore ofron temperatura mbi 30°C, plazhe të gjata në Atlantik dhe çmime relativisht të favorshme për pushime. Mauritius: 30°C Nëntori është një periudhë shumë e mirë për Mauritiusin, me mot të ngrohtë e të thatë dhe temperatura të këndshme. Është destinacion veçanërisht i përshtatshëm për pushime relaksuese. Seishele: 30°C Muajt tetor dhe nëntor ndodhen mes dy periudhave të erërave të forta sezonale, duke e bërë nëntorin një kohë të favorshme për të vizituar këtë arkipelag tropikal. /The Telegraph – Syri.net

