Kanali i ujërave të zeza në Nishtullë të Durrësit po kthehet në shqetësim për banorët. Era e rëndë dhe rreziku për sëmundje, i ka bërë banorët të shkojnë disa herë në bashki. Por siç shprehen vet ata, deri më tani nuk u është dhënë zgjidhje. SYRILexo edhe:TEG i jep sërish hapësirë ideve të studentëve në edicionin e pestë të Riciklo Kreativ Rreth 300 familje në zonën e Nishtullës në Durrës, përballen çdo ditë me këtë situatë. Kanali kryesor i lagjes, jo vetëm që ësht mbushur nga shkurre, por është kthyer në makth për banorët pasi në të derdhen ujërat e zeza të të gjithë lagjes. Jo vetëm kaq, por, në këtë kanal hidhen edhe mbetje urbane, ndërsa rreziku shtohet dhe më shumë, pasi ujërat e zeza ndotin edhe tubacionet e ujit të pijshëm. Banorët thonë se janë ankuar në bashki, por nuk u është dhënë zgjidhje. Krahas kësaj problematike, edhe rruga paraqitet në gjendje të amortizuar, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe të automjeteve. Banorët kanë nevojë për ndërhyrje konkrete, pastrim të kanalit dhe rikonstruksion të rrugës, për të shmangur përkeqësimin e situatës.

