Një moment i veçantë u regjistrua mbrëmjen e së hënës në “Stade de France”, gjatë sfidës mes Francës dhe Belgjikës, ku hyrja në fushë e Rayan Cherki dhe Michael Olise u prit me duartrokitje të mëdha nga tifozët francezë.
Dy lojtarët u aktivizuan në pjesën e dytë, në një moment kur Franca ishte në disavantazh 0-1 dhe po kërkonte mënyrën për të ndryshuar rrjedhën e takimit.
Ndikimi i tyre në lojë u ndje menjëherë. Désiré Doué barazoi shifrat në minutën e 77-të, duke i dhënë Francës shtysën për të kërkuar përmbysjen.
Vetëm katër minuta më vonë, Rayan Cherki shënoi golin e dytë për “Les Bleus”, duke e kthyer rezultatin në 2-1. Goli erdhi pas një aksioni ku Michael Olise dha asistin për bashkëlojtarin e tij.
Në fund, Olise mori edhe vetë skenën. Sulmuesi shënoi dy herë, në minutat 88 dhe 90+1, duke vulosur fitoren spektakolare 4-1 të Francës.
Kështu, ajo që nisi me një pritje entuziaste për Cherkin dhe Olisen në momentin e hyrjes së tyre në fushë, përfi me të dy lojtarët në qendër të vëmendjes, duke luajtur një rol të rëndësishëm në përmbysjen e Francës ndaj Belgjikës.
“Stade de France” u kthye në një festë të madhe, ndërsa Franca siguroi një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën e Kombeve.

