Lajme Zone
Champions League/ Pa Strakoshën, por me Pilon, AEK merr fitoren e parë, edhe Aston Villa arrin suksesin(VIDEO)
SportTop Channel

Champions League/ Pa Strakoshën, por me Pilon, AEK merr fitoren e parë, edhe Aston Villa arrin suksesin(VIDEO)

Sezoni 2026/27 në Ligën e Kampioneve ngriti zyrtarisht siparin e tij me dy ndeshjet e para të Fazës së Ligës. Në Athinë, AEK-u iu imponua LASK Linz duke e mundur me rezultatin 1-0, ndërsa Aston Villa mundi në transfertë Club Brugge 3-2

Sezoni 2026/27 në Ligën e Kampioneve ngriti zyrtarisht siparin e tij me dy ndeshjet e para të Fazës së Ligës. Në Athinë, AEK-u iu imponua LASK Linz duke e mundur me rezultatin 1-0, ndërsa Aston Villa mundi në transfertë Club Brugge 3-2 AEK i Athinës nuk kishte Thomas Strakoshën as në formacion dhe as në stol me portierin e kombëtares që kishte munguar edhe në seancat e fundit stërvitore që të lë të mendosh se ka pasur probleme fizike. Ndërkaq, në formacion që nga minuta e parë ishte futbollisti tjetër i kombëtares Stavri Pilo. Skuadra greke e vendosi fatin e takimit që në pjesën e parë kur në minutën e 21 shënoi me Marin që ekzekutoi saktë një goditje dënimi. Në pjesën e dytë Luka Jovic gjeti golin për AEK por që u anulua. Megjithatë sfida u mbyll 1-0 për AEK e Athinës që mori kështu 3 pikët e para të edicionit të ri të Ligës së Kampioneve

VIDEO goli i AEK Athinë

Edhe Aston Villa e nisi me këmbë të mbarë Ligën e Kampioneve teksa në Belgjikë fitoi 3-2 ndaj Brugge. Skuadra fituese e Europa League sezonin e kaluar mori avantazhin që në minutën e 11 me John McGinn, por belgët barazuan pas 8 minutash me Vetlesen. Ekuilibri në rezultat zgjati shumë pak, pasi në minutën e 22 Buendia i ktheu Villans në avantazhin 2-1 me golin e tij. Pak para fundit të pjesës së parë, ishte blerja e re e Aston Villas që gjeti rrugën e rrjetës, Nicolas Jackson që i çoi shifrat në 3-1. Në pjesën e dytë Brugge shkurtoi diferencën me Tresoldin që ekzekutoi saktë një 11 metërsh për të çuar rezultatin në 3-2 që ishte edhe përfundimtari i kësaj ndeshjeje me Aston Villën që mori maksimumin.

VIDEO goli i parë i Aston Villa

VIDEO goli i parë i Club Brugge

VIDEO goli i dytë i Aston Villa

VIDEO goli i tretë i Aston Villa

VIDEO goli i dytë i Club Brugge Top Channel