Lajme Zone
“Çfarë vjen pas kësaj?”, Rama: Në lojë është tryeza e negociatave me BE-në, jo pushteti im
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Çfarë vjen pas kësaj?”, Rama: Në lojë është tryeza e negociatave me BE-në, jo pushteti im

Kryeministri Edi Rama deklaroi se drejtësia ka çuar përpara njerëz të pushtetshëm, ndërsa theksoi se misioni i tij është që Shqipëria të ecë përpara dhe të qëndrojë me kokën lart.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se drejtësia ka çuar përpara njerëz të pushtetshëm, ndërsa theksoi se misioni i tij është që Shqipëria të ecë përpara dhe të qëndrojë me kokën lart. Duke komentuar protestat dhe thirrjet për t’i hapur rrugë rinisë, Rama paralajmëroi se pas kësaj mund të vijë e kaluara, ndërsa nënvizoi se në lojë nuk është pushteti i tij, por tryeza e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Kjo drejtësi ka çuar përpara njerëz të pushtetshëm. Thonë që jam arrogant, çfarë arrogance!Unë jam 24 orë në 24 dhe unë kam një mision, që Shqipëria të qëndrojë me kokën lart.

Ka shumë që thonë: ‘Hapi rrugën rinisë’, por çfarë vjen pas kësaj? Vjen Shqipëria në BE apo, pas kësaj, vjen e kaluara, për të cilën ne e kemi paguar atë haraç?

Kaosi i dezinformimit. Ata fëmijë që u futën për të marrë iPhone janë viktima të kllounëve që u tregojnë paranë në Instagram, bëjnë poza dhe i bëjnë të ndihen të pavlerë sepse nuk kanë iPhone.

Të jemi të qartë, nuk është çështje e pushtetit tim. Dikur kam pasur dëshirë të takoja të mëdhenjtë e kësaj bote. I kam parë të mëdhenjtë e kësaj bote dhe i kam parë në sy. Nuk kam më asnjë dëshirë të udhëtoj për këtë pushtet.

Është e kotë të flas për këtë. Nuk është pushteti im në lojë, por tryeza e negociatave.

Tani thonë disa: “Pse do ikësh ti e ne nuk do shkojmë në BE?” Nuk po them që po patjetër jeni të paaftë ta çoni Shqipërinë në BE. Jeni një tufë të paaftësh, mediokrish, një tufë ziliqarësh që vetëm nxisni dhunë se nuk më mundni dot me zgjedhje dhe ju ka ardhur dita te guri. E filluat me shishe uji, me vezë dhe arritët te guri.

Po le të themi se po, jeni, janë po kaq të aftë. Negociatat kanë kalendar, kalendari është deri në fund të 2027. Dritarja është e hapur tani dhe kalendari kërkon që çdo ditë që ne të çojmë, korrigjojmë, të japim e të marrim me Komisionin. Kjo ndërpritet. Pse? Nëse unë iki dhe të vijë ai neoballisti apo ai neokomunisti, apo të mos hyjmë tani te i matufepsuri e i çurrufjapsuri, duhet një kohë e gjatë. Do thonë: “Ça është kjo?” Po marr anën më të thjeshtë. Por, nga ana tjetër, nuk dorëzohet shteti para kësaj. Shteti që do dorëzohet para kësaj nuk e merr veten për vite e vite”, tha Rama. Top Channel