Sot mund të tingëlloj gati e paimagjinueshme ose si një problematikë e tejkaluar por në fillimin e nëntorit të vitit 1995-të në prag edhe të dimrit ndriçimi dhe netët pa drita ishin shqetësuese edhe në Tiranë. Gazeta Zëri i Popullit botim i Partisë Socialiste në opozitë në numrin e datës 9 nëntor 1995 shkruan: “Tiranë, 34 mijë familje pa ndriçim”. PS akuzon PD-në në pushtet se merret me gjyqe kundër genocidit në vend që të merret me dritat në prag të dimrit. Ndërkaq në Gazetën Shqiptare dhe në gazetën Koha Jonë si materiale kryesore ishin zhvillimet që vinin nga Gjykata e Kasacionit që në atë periudhë ishte gjykata më e lartë në Shqipëri.
