Lajme Zone
KulturëShqiptarja

Çfarë shkruanin gazetat më 7 shtator 1997/Atentat ish-shefit të Shërbimit të Informacioneve të Rendit,maskat plagosin Ferit Tahja-n


Megjithëse pushteti kishte ndryshuar dhe marsi dukej i largët ngjarjet e rënda në vitin e mbrapshtë 1997-të nuk kishin mbaruar. Në fillim të shtatorit në afërsi të Shkodrës i bëhet atentat ish-shefit të Shërbimit të Informacioneve të Rendit Ferit Tahja. Ky i fundit mbetet i plagosur ndërsa autorët ishin të maskuar. Në Gazetën Shqiptare në numrin e datës 7 shtator 1997-të pasqyrohej kjo ngjarje si

Megjithëse pushteti kishte ndryshuar dhe marsi dukej i largët ngjarjet e rënda në vitin e mbrapshtë 1997-të nuk kishin mbaruar. Në fillim të shtatorit në afërsi të Shkodrës i bëhet atentat ish-shefit të Shërbimit të Informacioneve të Rendit Ferit Tahja. Ky i fundit mbetet i plagosur ndërsa autorët ishin të maskuar. Në Gazetën Shqiptare në numrin e datës 7 shtator 1997-të pasqyrohej kjo ngjarje si zhvillim kryesor dhe titulli ishte : “Atentat sekreteve të shtetit”. Ndërkaq gazeta Koha Jonë i përgjigjej kryeministrit Nano që kishte sulmuar botuesin e saj Nikoll Lesi.