Reagimet ishin të shumta që të nesërmen e takimit Nano-Millosheviç mbajtur në Kretë në fillim të nëntorit të vitit 1997-të në samitin e liderëve të Ballkanit. Partia Demokratike në opozitë akuzonte Nanon për inferioritet dhe papërgjegjshmëri dhe titulli kryesor në gazetën RD për numrin e datës 5 nëntor 1997-të ishte ky: “ Nano- xholi i Millosheviçit” .Reagimet e para i pasqyronte edhe Gazeta Shqiptare që shkruan: Nano-Millosheviç në Kretë: Kosova s’ndihet mirë” ndërsa vet kryeministri në një shkrim që botohej në Zërin e Popullit shpjegonte çfarë diskutoi dhe çfarë i kërkoi presidentit të Jugosllavisë.
