Gazeta Koha Jonë në numrin e datës 28 shtator 1997-të pasqyronte një zhvillim të rëndësishëm që vinte nga Vlora dhe që kishte të bënte me ngjarjet e rënda të rregjistruara krysisht në mars-prill të atij viti të mbrapsht. Një nga personazhet më të njohura të atyre ngjarjeve Zani Çaushi kreu i një prej bandave të Vlorës ishte arrestuar. Koha Jonë në faqe të parë shkruan : “Zani arrestohet në Vlorë” . Në Gazetën Shqiptare kryeartikulli ishte ky: “Shteti nuk e mbyll VEFA-n” ndërsa në RD pasqyrohej qëndrimi i opozitës se kryeministri Nano po hakmerrej me drejtësinë.
